Disa autobuzë plot me emigrantë Siriane e te tjere i dërguan keta te fundit në portet e ishujve greke nga ku, nën shoqërimin e policisë, u nisën drejt Turqisë.
Në fillim të kësaj jave, nga Greqia nisi një grup prej rreth 200 vetësh në Turqi, por më pas procesi u ndal, pjesërisht për shkak të rritjes së kërkesave për azil në Greqi.
Sipas planit të BE-së dhe Ankarasë, emigrantët që mbërrijnë ilegalisht në Greqi pas 20 marsit, do të kthehen në Turqi nëse nuk aplikojnë për azil, ose nëse kerkesa e tyre refuzohet.
Për secilin sirian që kthehet, BE do të pranojë një tjetër sirian që ka bërë një kërkesë të ligjshme. Sipas autoriteteve greke, të premten rreth 145 emigrantë u nisën drejt Turqisë, por numri i atyre që kthehen është ende shumë i vogël në krahasim me ata që vazhdojnë të mbërrijnë ilegalisht në Greqi.
Sirianët që u kthyen në Turqi të premten do të vendosen në kampe refugjatësh për të zëvendësuar sirianët që merren nga BE, ndërsa ata që nuk janë sirianë do të çohen në qendra deportimi për t’u kthyer në vendet e tyre.
Më herët, presidenti i Turqisë Erdogan, tha se vendi i tij do ta implemetojë marrëveshjen me BE, vetëm nëse Brukseli repspekton angazhimet e tij që janë 3 miliardë eruo shtesë për Turqinë, përshpejtimi i anëtarësimit në BE dhe aplikimi i udhëtimit pa viza për Turqit deri në qershor.