Home KRYESORE Gazetarja Anisa Ymeri per Eneida Tarifen

Gazetarja Anisa Ymeri per Eneida Tarifen

Nga Anisa Ymeri

Për anglishten e Eneda Tarifës dhe maninë për të thënë: Mediat e kanë fajin!

Hiç problem nuk ka që përfaqësuesja e kontestuar e Shqipërisë në Eurovizion, nuk di anglisht. Ama ka problem që ajo vetë dhe stafi i saj nuk kujdesen për imazhin e këngëtares, që të mos jetë protagoniste e asgjëje të tillë, qoftë edhe vetëm e një skene jo të zakontë, që gjatë intervistë kërcet gishtat dhe thërret Dhuratën për t’i gjetur fjalën në anglisht.

Tani të vijmë tek mediat…ato që Eneda i bën përgjegjëse për baltën e hedhur mbi të. Që media do merret me ty moj çupë, këtë mos e ver në dyshim se nuk po shkon atje për koncert privat por përfaqëson vendin dhe ke për detyrë ta përfaqësosh denjësisht. Po me këto mediat për punën e videos je ngatërruar kot se asnjë televizion serioz nuk u mor me ty dhe anglishten tënde. Me sa di, as gazetat nuk u morën hiç me ty…ato që shtyen dua të them.

U morën faqet Online…portalet informative. Epo edhe do merren Eneda me ty (megjithë rezervat që kam për komentet apo shënimet shpesh jo profesionale).

Se juve artistët vdisni për mediat kur ju thurin lavde dhe i shkundini me të shara kur ju kritikojnë. Mediat kanë fajet e tyre Eneda, por ty s’të bënë asgjë!

Ndaj mos u merr me mediat po përpiqu ta justifikosh përfaqësimin e Shqipërisë aty sepse sipas teje je edhe në konkursin më të rëndësishëm muzikor në botë dhe që që sipas teje vetëm Champions League ja kalon…

Share: