Home KRYESORE I kujt është Shullazi?

I kujt është Shullazi?

Nga Ylli Dylgjeri

Kjo është pyetja që bëhet rëndom sot. I PD-së? Po! I PS-së? P’jo!

Kjo lojë pingpongu më kujton një barcaletë të viteve të shkuara. Pak banale, por brënda në moralin e sotëm të pyetjes.

Tregojnë për një qytetar i cili vizitoi kalanë e Krujes. Pas vizitës, u ul në një restorant karakteristik e i porosit kamarierit një pulë të pjekur. Porosinë e shoqëron me kushtin që pula, të jetë vetëm pulë Fyshëkruje. Kamarieri indiferent nga porosia e klientit, i thotë guzhinierit vetëm piq një pulë dhe kaq. Pas pak, pula u poq, dhe ja servisi klientit.

Por…këtu ndodhi e papritura. Klienti e sheh pulën e pkekur, dhe për ta vërtetuar kushtin e origjinës i fut gishtin nga pas pulës. Pasi e lëpin, e shijon, i mërzitur i thërret kamarierit: Merre mbrapç! Nuk e ha!

Nuk është pulë Fushëkruje. Eshtë pulë Laçi! Kamarieri i trembur e merr pulën e çon sërisht në guzhinë dhe seriozisht porosit sërisht që pula të jetë e Fushëkrujës. Pula tjetër u poq e u servir. Përsëri klienti bën provën. Përsëri i del fallco, e sipas tij ishte pulë nga Mamurasi. E kthen në guzhinë.

Në fund kamarieri i lodhur nga kjo sfidë e “gishtit inteligjent” të klientit i kërkon guzhinës të dërgojë djemtë (hajdutët) të vjedhin në Fushëkrujë një pulë të vëndit. Kështu u bë. Pula u vodh. U rrop.U poq. U servir…

Përsëri vjen momenti i “tmershëm” i provës me gisht. Por, kamarieri tashmë i sigurtë i thërret klienti: Mos! Pula është e Fushëkrujës e se luan topi e jo gishti yt! Por Ti, meqë qënke specialist i kësaj pune, a s’ma bën dhe mua këtë provë?

Jam Shtëpisë së Fëmisë, e s’di i kujti jam!
Ne, se dimë të kujt jemi.
Shullazi eshtë yni.

Share: