Home KRYESORE Ish ushtaraket, ja si do përfitohet falja e debive dhe me rillogaritjen

Ish ushtaraket, ja si do përfitohet falja e debive dhe me rillogaritjen

Pavarësisht se qeveria ka miratuar projektligjin për faljen e debive të ish ushtarakëve, përfitimi do të jetë vetëm duke filluar nga muaji qershor. Kjo për shkak se projektligji ende nuk ka filluar diskutimet në komisionet parlamentare, që më pas të votohet në Parlament.

Gjithashtu projektligji do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Të gjitha këto procedura pritet të zgjatin rreth një muaj e gjysmë dhe debitë ish-ushtarakëve do të falen vetem pas datës 1 qershor 2016.

Ndërkohë nga falja e debive pritet të përfitojnë rreth 5500 ish-ushtarakët që gjatë viteve të fundit u është mbajtur një pjesë e pensionit.

Share: