Home KRYESORE Këshilla mjeksore kolegëve të medias:Vetëm Joga!

Këshilla mjeksore kolegëve të medias:Vetëm Joga!

Nga Ylli Dylgjeri

Pas ngjarjeve të djeshme në shkallët e hotel Tiranës, ku një dërgatë gazetarësh me aftësi të larta komunikimi civil, u përball me gjithshfarë bodyguardësh privat e shtetëror në përpjekjet për të ngjitur shkallët e lirisë së fjalës, Ju rekomandoj kolegë se duhen marrë urgjent masa preventivuese shëndetsore. Situata ishte ngjethëse.Trauma mund të japë pasoja në psiqikë në ditët në vijim. Nisur nga pamjet dhe përballja, do Ju këshilloja koleg, një terapi qetësie absolute.

Dalja sot nga Tirana në ambjente të freskëta e me pemë do ishte më e këshillueshmja. Mbyllja e telefonave dhe harresa e çdo emri që fillon me “E”, dhe “F”.
Në mënyre absolute nuk duhet bashkëbiseduar e të kujtoni bisedat se çfare ka ndodhur.

Vetëm qetësi këshillohet. Ose siç më sygjeroi një frends, vetëm Joga! Pra, duhet të kalohet si në siptomat e sëmundjes se Alzheimerit.

Për ndonjë koleg që nuk ka informacion po mundohem unë t’ju vij në ndihmë:

Sëmundja Alzheimer – një sëmundje kronike e sistemit qëndror nervor, i cila karakterizohet nga një humbje gradual e aftësive mendore. Sëmundja zhvillohet zakonisht ngadalë. Shenjat e para të saj mund të jenë: harresa, ankthi, depresioni, indiferenca për çdo gjë rreth Jush, pamundësia për të njohur njerëz. Pushon dëshira për të dalë në banaqet e TV-ve, për të njohur edhe miq të ngushtë, për të folur në tel. me Fevzon. Nuk mban mënd emrat, datat, ngjarjet, partitë, udhëheqësit etj.

Kështu që këto ditë, Ju duhet të harroni që keni qenë bashkë. Kjo harese do të zgjasë, deri sa të kalojë leja e ndërtimit të “Arenës Kombëtare”.

Me tej flasim për kurimin e radhës.

Share: