Home KRYESORE Kujdes diplomacine ekonomike!

Kujdes diplomacine ekonomike!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ekonomia shqiptare vijon te jete ne tranzicion. Per te dale nga kjo faze drejt stabilitetit dhe zhvillimit te qendrueshem nevojiten investime te huaja ne sektoret me prioritare.

Per kete Shqiperise i nevojitet nje diplomaci ekonomike shume aktive dhe profesionale. Ne epoken e integrimeve te gjera dhe te thella rajonale dhe te globalizimit universal misioni kryesor i diplomacise eshte ekonomia.

Ne kohe lufte diplomacia synon paqen. Ne kohe paqeje diplomacia synon zhvillimin ekonomik. Kur themi diplomacia kemi parasyshe aktoret diplomatike shteteror dhe jo shteteror. Te gjithe se bashku.

Ne teresine e tyre suksesi ose mos suksesi i diplomacise ne kohe paqeje matet kryekeput me nivelin e bashkepunimit ekonomiko-tregetar me jashte dhe sidomos me terheqjen i investimeve te huaja direkte per vendin.

Xhorxh Uashingtoni thoshte le te bejme me shume ekonomi dhe me pak politike. Tek me duket se po ndodh e kunderta, po behet shume politike dhe fare pak ekonomi. Kete sindrome po e demonstron edhe diplomacia si pjese e politikes publike ne marredheniet me jashte.

Share: