Zhbëhet roli i Presidentit të Republikës persa i takon kompetencës të plotfuqisë për marrëveshjet ndërkombëtare.
Nëse Tirana dhe Athina do të ulen në bisedime, për një marrëveshje të re për kufirin detar, sikundër ka paralajmëruar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, atëherë negociatorët nuk do të pajisen me plotfuqi nga Presidenti i Republikës, por nga Ministri i Punëve të Jashtme!
te pakten kështu parashikon projektligji i ri për marrëveshjet ndërkombëtare, i cili po shqyrtohet nga Komisionet e Përhershme Parlamentare. Projektligji parashikon ndryshime thelbësore sa i takon autoritetit kompetent për lëshimin e plotfuqive si dhe të autoriteteve që përjashtohen nga plotfuqia.
Drafti përmban rregulla, kushte dhe sanksione të tjera për marrëveshjet ndërkombëtare. Ndryshe nga ligji aktual, projektligji i ri parashikon që për marrëveshjet në emër të Republikës së Shqipërisë, plotfuqia lëshohet gjithmonë nga ministri i Punëve të Jashtme…
Kjo do te thotë qe ti bejme ligjet sipas personave qe drejtojnë institucionet sot dhe jo per Institucionet qe mbeten pavarësisht personave kushdo qofshin ata. Edhe një here Maliqi është mbi Ligjin…