Gjatë dëgjesës jubilare në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku ka pasur një përqafim simbolik me një grup prej 50 grash ish prostituta dhe transeksualë të cilat vinin nga 10 vende të ndryshme dhe kishin përjetuar tragjedinë e prostitucionit pasi kanë qenë viktima të trafikimit.
“Edhe gratë e detyruara të prostituojnë kanë diçka të bukur brenda tyre, që mund ta ndajnë me Papën, kanë dëshirë të luten së bashku me të, veçanërisht për fëmijët e tyre”. Dhe në fakt, në grupin e tyre nuk mungonin as fëmijët, raporton Klan.
“Në vitet e fundit, – thotë At Daniele për Osservatore Romano – kemi takuar shumë vajza, një pjesë e tyre është duke vazhduar udhëtimin me ne, ndërsa të tjera kanë fituar autonomi, madje duke u kthyer edhe në vendet nga vinin tek familjet e tyre. Kemi takuar edhe familjet e tyre, veçanërisht ato shqiptare, nigeriane dhe më shpesh ato rumune.”