Home KRYESORE Nano Ben Blushi, Leri socialistet drejtoju elites…

Nano Ben Blushi, Leri socialistet drejtoju elites…

Ben Blushi ishte sonte në Tema TV për të folur për referendumin e 9 prillit, Ramën dhe marrëdhënien me Partinë Socialiste.

Sipas Blushit procesi i votimit u “bojkotua” nga media aspo siç e quan vetë Blushi “Media u pajtua me këtë shkelje, që kryetari të mos zgjidhej”. Me gjithë “luftën” në PS për zgjedhjen e kryetarit, Blushi është i kënaqur.

“Doja të testoja se sa njerëz mbështesinin bindjet e mija dhe kjo vazhdon te më pëlqejë akoma”, tha Blushi në studion e Zululand me intervistues Mustafa Nanon.

I ndalur tek metodat e qeverisjes së Edi Ramës, Blushi tha se është politikani më demode. Sipas Blushit “janë shijet e Ramës për të mbledhur njerëz medioker rreth vetes. Ka një aftësi për të mbledhur të paaftë”.

I pyetur nga Mustafa Nano se përse qëndron në politikë, Blushit ju desh pak kohë për të kthyer një përgjigje. Ai tha se politika po i shijon akoma dhe se ka ende fuqi dhe frymëzim për tu marrë me të.

Mustafa Nano dha opinionin e tij për Ben Blushin në politikë. Ai tha se Blushi duhet të qëndrojë jashtë PS.

“Është e kotë që të bësh një betejë brenda PS-së. Ti na duhesh që këtë betejë ta bësh jashtë, jo si kundërshtar i Ramës brenda PS, por i gjithë establishmentit jashtë PS-së. Unë mendoj se ka ardhur koha që ti të drejtohesh atyre njerëzve që janë ndryshe nga ajo pjesë e shoqërisë që është e përgjumur, dhe ti drejtohesh asaj pjesë të shoqërisë që është më e fisshme, që kërkon rregull, disiplinë dhe është më moralshme”, tha Mustafa Nano.

Share: