Nga Olsjan TOPALLI
Karta e shëndetit mund të quhet një nga premtimet e mbajtura të qeverisë. Kjo përsypozohet të ketë në thelb të sajë lehtësira për çdo qytetar/e të Republikës së Shqipërisë pa dallim nga asgjë, pasi çdo individ gëzon të drejtën e një jete të shëndetshme.
Ç’farë është karta shëndetit ?
Karta e shëndetit është mjeti që identifikon të siguruarit dhe me anë të saj përfitohen shërbimet shëndetësore të skemës së sigurimeve shëndetësore në të gjitha nivelet. Pra, te ato që janë pensionistë, invalidë, veteranë, të punësuar, të vetëpunësuar, të siguruar vullnetarisht, fëmijë, gra shtatzëna, persona që trajtohen me ndihmë ekonomike, punëkërkues etj, të cilët me anë të kartës së shëndetit mund të përfitojnë nga skema e sigurimeve shëndetësore që ofron qeveria shqiptare.
Por siç ndodh “rëndomtë” në Shqipëri edhe kjo shoqërohet me një sërë gjërash negative. Për tu pajisur me këtë kartë të kushton mjaft kohë. Në rradhë të parë të duhet të vulosesh letra sa në një zyrë, tek një tjetër, e konstatuar kjo me radhë të gjata dhe vërdallisje nëpër institucione.
Nuk mjafton vetëm kjo, vlefshmëria e kësaj karte është 6 muaj dhe 3 muaj për të papunët, përveç pensionistëve të cilët e përfitojnë gjithmonë. Kjo do të thotë që pas këtyre muajve, çdo qytetatri të Republikës së Shqipërisë do ti duhet të përballet prapë me verdallisje nëpër institucione e me rradhë të gjata. Por, ka edhe nga ato raste ku ata që gëzojnë statusin e “të papunit” nuk I rinorvohet karta, pasi I është gjetur punë në një qytet tjetër, me një pagë simbolike që nuk mjafton as për të paguar koston e udhëtimit të perditshëm.
Pasi ka kaluar e gjithë ky stërmundim kupton që kjo kartë nuk I nevojitet, pasi nuk ka besim te shëndetësia në shtet, e cila sillet falas por të kushton më shtrenjtë se të kurohesh në privat.
Ndërkohë që marin shërbimin shëndetësor në spitale shtetërore, mjeku i drejton te privati, pasi në shtet nuk janë mjetet e duhura. Te privati paguajnë të holla pas vizitës dhe ai nuk mer për bazë kartën e shendetit, pavarësisht se ‘FONDI’ nga shëndetësia mbulon edhe vizitat në privat. Ata të detyruar paguajnë dhe askush s’do t’ia dijë.
Lehtësirat
Sapo dalin nga klinika kuptojnë që ajo kartë nuk u nevojitet fare dhe si shërben për asgjë.
Ajo kartë i shërben mjekut, për të mos u lodhur të plotësojë kartelat e pacientëve, apo farmacistit të cilët edhe pse marin pagat e majme për ti shërbyer komunitetit, gjithnjë kërkojnë lehtësira.
E thënë më thjeshtë ato që e krijuan kartën e shendetit, në radhë të parë menduan përfitimet dhe lehtesirat e veta, kurse populli ?!…
-Populli le të vuajnë, të sorollatet e të përplaset dyerve të institucioneve, sepse askush s’do t’ia dijë.