Home KRYESORE Pesimizmi im per Shqipërinë!

Pesimizmi im per Shqipërinë!

Nga Kreshnik Spahiu

Në parkingun e Hotel Tirana sot u ndalën afro 4 milion euro auto-vetura super luksoze. Ishim makinat e ministrave dhe shoqëruesve të tyre. Ekipi qeveritar i vendit më të varfër në Europë mbidhej për të prezantuar projektin e Arenës Futbollit. Shqipëria i vetmi shtet në Europë pa një stadium olimpik?

Jooooo Shqipëria s’ka asgjë! 2000 vjet më parë ilirët kishin qindra anije dhe mjete lundrimi sot asnjë traget apo anije shtetrore. Gjysëm shekulli më parë kishim 180 avionë ushtarak, sot tre hilikopterë të rrëzuar dhe zero aeroplanë. Një shekull më parë Shkupi kryeqendra e shqiptarëve kishte stacion treni, sot Tirana nuk ka një stacion hekurudhor.

70 vite më parë Tirana kishte 120 parqe për 120 mijë banorë, sot gjysëm liqeni për 1 milionë popullsi. Tirana kishte 38 fusha futbolli 100 metroshe në komunizëm, sot ka 4.800 kulla betoni jashtë çdo kriteri urbanistik. 4 gazetarë të njohur sot u “rrëzuan” nga shkallët e Hotel Tiranës nga dhuna e bodyguardëve të kryeministrit. Ishin atje jo për kafe por si opozitarë të çmendurisë që s’po ka fund në kokën e një të marri. Turpi i një seance dëgjimore për Pallatin në stadiumin e ri të Edi Ramës.

Ishin ata që dikur e mbështetën në karrierën e tij por që sot nuk pajtohen me marrëzinë. Arroganca e Edi Ramës tashmë s’mund të ndalet. Berisha sapo e kërcënoi se kryengritja e 14 shtatorit 1998 do jetë një skenar i mundshëm për ta rrëzuar njeriun që po përpiqet me bandat e Shullazit, Frrokut dhe gangsterëve të ruaj pushtetin. Historia përsëritet dhe Shqipëria s’po ndryshon.

Trupi diplomatik vazhdon dhe dështon. Deklaratat dhe historitue me Al Kapone vetën dy ditë kanë efekt mediatik. Populli është imunizuar me fatkeqësitë, krimin dhe korrupsionin. Po vodhe miliona je i zoti dhe gëzon respekt. Po kërkove borxh je i mbaruar dhe i harruar. Pabuksit dhe brekëgrisurit si Taulant Balla dhe Koço Kokë-Dhima kanë shitur gomarin dhe janë kapardisur si paria e Shqipërisë!

Çdo produkt ushqimor monopol bandash. Pas djathit, miellit, bananes, cigares, ilaçeve, kafesë, grurit etj nga një emër ministri apo deputeti. Shqipëria priste një stadium por fatkeqësisht s’mund ta ketë sepse ajo ende s’ka kapacitetet shtet-formuese por kokat shkatërrese. Babëzia u ka errur sytë sepse mendojnë që një ditë do largohen dhe u duhet të riblejnë lirinë e tyre.

Shqipëria banohet nga shqiptarët dhe qeveriset nga llumi i shoqërisë. Me sa duket për sa kohë do të rrojë Shqipëria askush nga ne s’do ta shohë zonjë!

Share: