“Në duar të kujt ka rënë “çështja çame” dhe Kuvendi i Shqipërisë. Gjithë kapadaillëk tipik për injorantët deputeti, njëherësh krye i PDIU- së dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, e paskësh sfiduar ministrin shqiptar të Punëve të Jashtme me fjalinë bombë kalamajsh: “I thuaj Nikos Kotzias që të gjejë një fotografi të vetme të ndonjë çami me ndonjë nazist dhe unë po të them se do t’i jap foton e Napolon Zervës me nazistët”! Shkurt fjala: bast për një “foto të një çami me nazistët” përkundër një “fotoje të Zervës me nazistët”.
Por si i bëhet që një çam është pikërisht krimineli Napoleon Zerva, madje suliot i pastër? (Alexandros L. Zaousēs, Hetairia Meletēs Hellēnikēs Historias. Οι δύο όχθες, 1939-1945: μία προσπάθεια για εθνική συμφιλίωση, Ekdoseis Papazēsē, 1987, f. 110). Pra: një foto e Zervës me nazistët është pikërisht një foto e një çami me nazistët. Quod erat demonstrandum: Çka duhej vërtetuar”, shkruan Plasari./Dritare.net