Home KRYESORE Politikanët në Maqedoni janë të lirë të bëjnë krime dhe gomarllëqe të...

Politikanët në Maqedoni janë të lirë të bëjnë krime dhe gomarllëqe të tjera!

Në Maqedoni mjafton të jesh politikan për të bë çfarë të duash, sepse për këtë nuk dënohesh.

Presidenti, Gjorge Ivanov, vendosi të firmosë faljen e të gjithë politikanëve të cilët janë nën hetime, ndaj të cilëve është ngritur procedurë hetimore, si dhe për një politikan i cili është duke vuajtur dënimin me burg.

Kreu i shtetit thotë se me këtë vendim ka si qëllim t’i japë fund krizës politike në të mirë të interes të shtetit dhe të qytetarëve.

“Kriza është interes dhe ide e tjetërkujt. Dikush dëshiron të arrijë qëllimet e tij duke vënë kundër njëri-tjetrit forcat politike dhe përkrahësit e tyre. Ajo që ndodhi në të kaluarën rezultoi me një kompromentim të paparë politik, me politikë të shkatërrimit dhe qërim hesapesh mes kundërshtarëve, me revanshizëm dhe urrejtje deri në konfrontime personale. Shikoni çfarë u bëri kjo politikanëve në qeveri dhe opozitë. Aq shumë luftuan mes tyre, sa punët dolën jashtë kontrollit dhe hynë në sferën personale. U hapën aq shumë vepra penale, sa tani edhe njëra edhe tjetra palë janë të gatshëm të përdorin çfarëdolloj mjeti vetëm që të mos humbasin në zgjedhjet e ardhshme, sepse nuk e dinë se deri ku është e gatshme të shkojë pala tjetër me thellimin e revanshizmit, urrejtjes dhe ksenofobisë.”- deklaroi presidenti i Maqedonisë, Gorge Ivanov, njofton tvm në gjuhën shqipe

Vendimi, që u firmos nga kreu i shtetit, hyn në fuqi menjëherë. Ivanov ka theksuar se vendimin e ka marrë vetë dhe se për këtë nuk i ka njoftuar politikanët për arsye se ndoshta ndonjëri prej tyre ndihet i pafajshëm dhe këtë dëshiron ta tregojë përmes procedurës gjyqësore.

Ivanov theksoi se është i përgatitur që t`i pranojë të gjitha kritikat të cilat pas këtij vendimi do të arrinin në adresë të tij, por është i bindur se ka sjellë një vendim të drejtë.
Nderkohe zhurnal.mk shkruan se Ivanov ka amnistuar nga veprat penale ish shefin e policisë secrete, Sasho Mijallkov, ish ministren Gordana Jankullovska, Kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe ish ministrin e brendshëm në vitin 2001, Ljube Boshkovski.

Në këtë listë të amnistimit gjendet edhe ish ministri i Transportit, Mile Janakievski

Por, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup ka reaguar menjëherë lidhur me vendimin e Presidentit Gjorge Ivanov për faljen e të gjithë politikanëve që janë nën hetim.

Në një deklaratë të shkurtër, Ambasada thotë se:“Po kërkojmë detaje dhe sqarime të mëtejshme. Deklarata e Presidentit gjithsesi ngre shqetësime serioze rreth angazhimit të Maqedonisë për mbisundimin e të drejtës”.

Njëri nga ish komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që operonte në zonën e Kumanovës, Likovës dhe Haraçinës, Avdil Jakupi i njohur si Komandant Çakalla ka reaguar ashpër ndaj vendit të presidentit Ivanov për aministinë e politikanëve, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Kjo është një e turpit për politikanët në Maqedoni. Presidenti i shtetit amniston të gjithë politikanët nga veprat penale, ndërsa nuk amnistohen pjesëtarët e UÇK. Fatkeqësisht, akoma po vazhdojnë padrejtësitë ndaj kombit shqiptarë në Maqedooni”, deklaroi Çakalla.

INA njofton se qytetarët të revoltuar nga vendimi i Gjorge Ivanovit, për abolicionit të të gjithë politikanëve që ishin të dyshuar nga PSP sonte do të protestojnë para zyres së presidentit në ora 19.

Protesta pritet të filloj para zyrave të PSP-së në ora 18, dhe do të vazhdoj në qendër në Rekord, para zyres popullore të Gjorge Ivanovit.

Zaevi kërkon dorëheqjen e Ivanovit

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, tha se me vendimin e tij Ivanovi i ka dhënë grushtshtet Repulbikës së Maqedonisë,

Sipas tij, Ivanov sot u bashkëpjesëmarrës në krimin e familjes Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Sot më nuk ka shtet juridik. Sot e varrosën Marrëveshjen e Përzhinos. Ne nuk do ta lejojmë këtë. Nga sot me qytetarët do ta mbrojmë Maqedoninë. Kërkojmë që Ivanovi të japë dorëheqje. Në emër të opinionit, proceset patjetër duhet të vazhdojnë. Kriminelët do të të duhet të dënohen. Të pafajshmit duhet të lirohen. Ose Gruevski, ose Maqedonia”, u shpreh Zaev.

Lideri i opozitës maqedonase u bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protesta dhe të mbrojnë shtetin nga kjo Qeveri.Ai tha se as që kërkon dhe as që do të pranonte amnisti, njofton INA

Eurodeputetët të shetësuar

“Shkelja e Marrëveshjes së Përzhinos do të ketë pasoja serioze”, deklaroi eurodeputeti Riçard Hovit, i cili ka ndërmjetësuar në Marrëveshjen e Përzhinos, njofton Portalb.

“Politikanët në Bruksel urgjentisht janë duke i studiuar dhe janë duke u konsultuar për ndodhitë e fundit në Shkup dhe mund të paralajmëroj se do të ketë pasoja shumë serioze nëse ndonjë nga partitë apo ndonjë individ e shkelë Marrëveshjen e Përzhinos”, tha eurodeputeti i cili bashkë me Ivo Vajgël dhe Eduard Kukan, po ashtu edhe me eurokomesarin për zgjerim Johanes Han kanë qenë ndërmjetësues në bisedimet politike për zgjidhjen e krizës politike.

Hovit rikujtoi se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për që i dha atij kompetenca për amnistimin e kriminelëve, pedofilëve dhe tregtarëve të drogës, ai ka garantuar se nuk do të ndërmerr hapa të tillë, transmeton Portalb.

“Theksoj se kryetari Gjorge Ivanov, më parë dha garanca se nuk do të amnistojë për kriminalitet politik dhe se do ta respektoj Marrëveshjen e Përzhinos, i cili përbën përkrahje të gjerë ndërpartiake ndaj Prokurorisë Speciale”, tha Hovit.

Reagon edhe Joanes Hahn

johan han twitterJohan han twitterNë lidhje me vendimin për falje të presidentit Ivanov, ka reaguar edhe eurokomesioneri Johanes Hahn.

Ai ka thënë se veprimet e sotme të Presidentit Ivanov nuk janë në linjë të asaj “ që unë e kuptoj si sundim i së drejtës”

“Duke pasur parasysh këto zhvillime unë kam dyshime se mund të mbahen zgjedhje të besueshme. Liderët politik duhet të dinë që veprimet që i kemi parë së fundmi e vendosin në rrezik serioz ardhmërinë eurro-atlantike të vendit të tyre. Demokracia donë të thotë kompromis dhe të jesh në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Johanes Hahn.

Ai i ka bërë thirrje partive politike që tu kthen tryezës së negociatave dhe të punojnë për reforma, tranmseton INA.

Marre nga Gazeta Fakti

Share: