Home KRYESORE Profesor Trebicka thirrje kunder idese se kryeministrit qe Feja te mesohet ne...

Profesor Trebicka thirrje kunder idese se kryeministrit qe Feja te mesohet ne shkolla

Nga Artan Trebicka

Ju bej nje ftese te gjithe miqve te mi ne Facebook, dhe te gjithe atyre, qe e shohin faqen time edhe pa qene miqte e mi, te kundershtoine hapur idene e hedhur nga kryeministri per te futur mesimin e fese ne shkolle. Kjo eshte nje arsye per te protestuar dhe nje shkelje e kushtetutes dhe jo ato, per te cila keni protestuar deri tani, qe kane qene thjesht protesta politike apo protesta protagonizmi pothuajse te pabazuara.

Shkolla 9-vjecare eshte e detyruar me ligj dhe e mesmja gati e tille. Shteti e ka detyrim kushtetues shkollimin e qytetareve te tij. Shteti shqiptar dhe shkolla sigurisht jane laike me kushtetute. Eshte e ndaluar propoganda fetare ne shkolle jo me pastaj te besh mesim fetar. Eshte shkelje e hapur e te drejtave te njeriut dhe aq me teper te femijeve. Me cfare te drejte shkolla mund te beje edukim fetar per femijet tane kur ne nuk e duam ate? Si mundet ta vendosi kryeministri nese duhet te marre apo jo edukim fetar femija im?

Ku jemi ketu ne Iran, ne Arabine Saudite apo ne Evropen mesjetare? Nese nje prind do qe femija e tij te marre mesim fetar e con ne nje shkolle te licencuar per kete pune dhe jo ne nje shkolle shteterore. Shkolla shteterore eshte e paaneshme me ligj dhe u takon te gjitheve ne menyre te barabarte pavaresisht nga prejardhja, pasuria, kultura, feja, vendndodhja. Mos do kryeministri ta mbushe shkollen me ferexhe, me poture apo veladone prifterinjsh? Po ai, qe eshte ateist cfare duhet te beje?

Jo zoti kryeminister kete nuk ta lejojme.

Ne nuk po leme gje pa thene per shkollen dikur, duke e cilesuar si te ideologjizuar edhe pse duhet pranuar qe ishte nje shkolle e vertete ku mesohej shume mire dhe vleresimi ishte vetem sipas merites krejt ndryshe nga shkolla sot qe vetem keto cilesi nuk i ka. Tani u dashka rikthyer tek ideologjia fetare. Perse? Per t’u bere me te mire, na thote kryeministri. Nuk eshte feja dhe morali qe i ben te mire njerezit, por kushtet e jeteses dhe te mjedisit, qe i rrethon. Kryeministri te zbatoje ligjin qe njerezit te behen te mire.

Nje shoqeri demokratike funksionon dhe behet e mire vetem dhe vetem me zbatimin e ligjit barabar per te gjithe dhe jo me moral dhe fe. Qekur u dashka te kesh frike nga zoti qe te zbatosh ligjin, pra te behesh me i mire? Dhe ligji nuk zbatohet duke u bazuar te meshira. Se disa qahen perse nuk zbatohet ligji per te pasurit dhe denon te varferit, po pastaj dalin ne krahe te nje te varferi qe shkel ligjin duke shitur ne rruge me justifikimin qe nuk ka buke te haje.

Nese nuk ka buke te haje shteti t’i japi asistence dhe mos ta lejoje te dale ne shkelje te ligjit ne rruge. Po e bere kete per te gjithe barabar, po bere te funksionoje shteti pavaresisht nga protestat antishtet ke per ta pare zoti kryeminister qe njerezit do te behen te mire.

Nese nuk je i zoti ta besh mos gjej alibi tek feja, po merr guximin dhe thuaji te verteten qytetareve qe ne nje shtet demokratik ku te drejten e ka shumica edhe kur nuk ka te drejte zbatohet ligji dhe vetem ligji si per ate qe ka pasuri pa fund edhe per ate qe nuk ka te haje buke. Po jo fene, aq me teper ne shkolle.Do qe ta shkaterrosh perfundimisht shkollen? Nuk mjafton qe autopalantet dhe kembanat fetare ne prishin gjumin dhe qetesine e dites ne rruge dhe ne shtepi duke na shkelur te drejtat tona qytetare, por na duhet t’i degjojme edhe ne shkolle.

Kush do te mesoje fene ka plot vende ku ta mesoje, por jo ne shkollen shteterore. Shkolla shteterore nuk eshte prone e asnje kryeministri, eshte prone e popullit shqiptar. Edhe rilindasit, duke filluar nga Naum Veqilharxhi 200 vjet me pare, edhe pse ishin fetare dhe feja ne ate kohe kishte nje force te madhe shoqerore, asnjehere nuk e lidhen ngritjen e ndergjegjes kombetare me fene, perkundrazi u larguan prej saj. As Papa Spiro Negovani, qe ishte prift, nuk e beri kete dhe po keshtu as Ndre Mjeda. Per te mos harruar te madhin Vaso Pasha me vargjet e famshme: Mos degjoni kish e xhamija, feja e shqiptarit eshte shqiptaria.

Dhe nese ka nje gje te cilen shkolla jone duhet ta beje dhe nuk e ben eshte pikerisht historia e ketij vendi. Sot te rinjte nuk i dine as emrin Naim Frasherit jo me te dine permendesh Bageti e Bujqesi. Sot ata nuk e kuptojne fjalen bujqesi jo vetem pse nuk kane lexuar Naimin, por edhe pse ju zoti kryeminister si edhe paraardhesit tuaj bujqesine e quan ne menyren me te shemtuar te mundshme, agrikulture per t’u dukur me moderne dhe per t’i hequr “turpin” fshatarit apo si thoni ju fermerit. Ne kete menyre i ushqeni urrejtjen per punen njerezve, te cilet pa deshire per pune behen te keqinj.

artan trebickaAta shohin qe shume jane bere te pasur pa pune dhe kerkojne te bejne te njejten gje dhe behen te keqinj. Me thuaj nje qe punon gjithe diten per te jetuar zoti kryeminister, i cili eshte bere i keq, qe ka vjedhur, qe ka vrare. Kete duhet te mesoje shkolla, jo fene. Po u mesuam te rinjve tane qe vetem puna eshte vlere atehere keni per te pare qe kane per te qene te gjithe te mire zoti kryeminister.

Nuk dua te vazhdoj me, por nuk rri dot pa ju kerkuar perseri qe nuk duhet lejuar qe kjo gje te ndodhi, nuk mund te kthejme ne humbje nje fitore te arritur me shume mund ne vite, nuk mund te kthehemi ne mesjete.

Share: