Home KRYESORE Rob mes dy brigjesh..

Rob mes dy brigjesh..

Nga Luan Kurti

Ia sodis Jonit bukurinë,
i vetëm bregut me zhavore,
mëngjesi mbërriti me freskinë,
si vashëz çapkëne, gazmore.

Gjithçka të duket sikur fle,
gjithçka dremit dhe ëndërron,
por ja, thellë, diku atje,
një peshk lëmyshqesh zë lodron.

Pas tij edhe shumë të tjerë,
në sipërfaqe dalin rrëmbim,
me kollotumba, me poterë,
sarhosh, kokëkrisur, me gëzim.

Yje, korale, specie gjithfarë,
befas njëzëri kanë çelur kod,
nga guvë e zezë e paparë,
shtrin tentakulat një oktapod.

Çdo gjë e shoh si në pasqyrë,
bimësinë, shkëmbinjtë si të latuar,
në sy i kam, në fytyrë,
dhe sytë e tu të prushëruar.

Dhe kridhem thellë brenda tyre,
i përgjëruar, në gji plot zjarr,
unë bir i thjeshtë i kësaj natyre,
i dashurisë polumbar…

Në zemrën tënde të hyjë dua,
të hap menteshash çdo kanat’,
më çmendën vashë nazet e tua,
stuhi e ndjenjave, shtërngat’.

Buzëqeshja jote, baticë me shpresa,
zbaticë i yti trishtim;
si rob mes dy brigjesh mbeta,
pa gjumë në sy, me përdëllim.

-nga cikli poetik “Dehje pranverore”.

Ia sodis Jonit bukurinë,
i vetëm bregut me zhavore,
mëngjesi mbërriti me freskinë,
si vashëz çapkëne, gazmore.

Gjithçka të duket sikur fle,
gjithçka dremit dhe ëndërron,
por ja, thellë, diku atje,
një peshk lëmyshqesh zë lodron.

Pas tij edhe shumë të tjerë,
në sipërfaqe dalin rrëmbim,
me kollotumba, me poterë,
sarhosh, kokëkrisur, me gëzim.

Yje, korale, specie gjithfarë,
befas njëzëri kanë çelur kod,
nga guvë e zezë e paparë,
shtrin tentakulat një oktapod.

Çdo gjë e shoh si në pasqyrë,
bimësinë, shkëmbinjtë si të latuar,
në sy i kam, në fytyrë,
dhe sytë e tu të prushëruar.

Dhe kridhem thellë brenda tyre,
i përgjëruar, në gji plot zjarr,
unë bir i thjeshtë i kësaj natyre,
i dashurisë polumbar…

Në zemrën tënde të hyjë dua,
të hap menteshash çdo kanat’,
më çmendën vashë nazet e tua,
stuhi e ndjenjave, shtërngat’.

Buzëqeshja jote, baticë me shpresa,
zbaticë i yti trishtim;
si rob mes dy brigjesh mbeta,
pa gjumë në sy, me përdëllim.

Share: