Nga Ervis Meço
Dashuria,
ka trokitjen e një kafshe të lirë,
që njerëzit e vrasin,
në pamundësi për ta zbutur,
pastaj i marrin gëzofin e shtrenjtë,
dhe mbështillen me të, per shekuj me rradhë,
ulur në kolltukun e pushtetit luksoz,
pranë oxhakut ndezur me shkrepëse elektronike…
teksa ndjekin me sy,
stërpikjen e muzgut jashtë xhamit…
ndiferentizëmi i tyre shkëmbor…
injoron melodinë renqethëse të skamjes…
Pastaj kujtohen se të nesërmen,
duhet të shkojnë në një tubim…
për të mbrojtur të drejtat e kafshëve…
Diskriminimi po vret shpirtin njerëzor,
zëri varfërisë po tund perdhet e qiellit,
a ka drejtesi për njerëzit në nevojë,
sot nën “rrezet evropiane” të dritës së diellit???
Sikur të mos mjaftonte varfëria,
sot ju shembet edhe shpia,
zëri vuajtjes po gëlon,
Shteti ynë: vallë… po vepron…???
Shtet projektesh degjojmë sot,
famijlet ROME plasur ne tokë,
ne Selitë po qan fëmija,
O SHTET… ju lutemi:
mos na i prishni shpiat.
Autori eshte Sekretari i Pergjithshëm i Partisë për Europianizim dhe Integrim.