Ketu mund te shihni disa pamje shokuese ku efektivë të policisë të Komisariatit Nr. 2 në Tiranë kanë goditur dhe tallur me një person të ndaluar. Videoja është bërë publike në emisionin “Opinion” në “TV Klan” dhe nga pamjet e bëra publike, vihen re 5 policë me uniforma të “Shqiponjave” që godasin dhe qeshin me të ndaluarin. Nga pamjet është e pamundur për të mësuar identitetin e tij. Denoncuesi, bën me dije se ulërimat dhe lutjet për të mos ushtruar dhunë fizike nga policia, dëgjohen madje deri tek pallatet afër komisariatit.