Home KRYESORE Turistja i jep lemoshe Richard Geere

Turistja i jep lemoshe Richard Geere

Një grua nga Franca, Karine Gombeau, ishte në New York për pushime kur ngatërroi aktorin amerikan Richard Gere për një të pastrehë. Pa e njohur atë, ajo i ofroi atij një copëz nga pica e saj.

Geere ishte duke gërrmuar në një kazan plehrash kur Karine po dilte nga restoranti me partnerin dhe djali e saj 15 vjeçar. Pasi i dha picën aktorit, turistja gjysmë anglisht e gjysmë frengjisht, i tha : “Më fal por pica është e ftohtë”. Aktori iu përgjigj: “ Shumë faleminderit, zoti të bekoftë”.

Karine nuk e kishte kuptuar ende se kë kishte takuar ajo në rrugët e New York-ut , derisa dy ditë më pas, një punonjës i hotelit ku ajo dhe familja e saj po qëndronte, i tregoi foton në gazetë, ku ajo qëndronte pranë Richard Gere.

Francezja kishte hyrë aksidentalisht në shesh xhirimin e filmit “Time out of Mind”, ku 66 vjeçari luan një nga rolet kryesore.

Për Richard Gere dhe anëtarët e tjerë të stafit, ky moment do të mbahet mend gjatë si ilustrimi perfekt i një akti të thjeshtë human dhe nje pjese nga filmat prej verteti.

Share: