Home KRYESORE Veliaj: Nuk kam ambicie per poste drejtuese ne PS

Veliaj: Nuk kam ambicie per poste drejtuese ne PS

Erion Veliaj i pyetur në lidhje me proceset e brendshme në Partinë Socialiste dhe për garën në postet drejtuese në partinë më të madhe në pushtet, u shpreh se nuk ka asnjë ambicie për Sekretar të Përgjithshëm apo ndonjë post tjetër drejtues.

Në një intervistë për Report TV, kryetari i bashkise Tirane tha se jashtë orarit zyrtar të punës në Bashkinë e  Tiranës do të angazhohet  në strukturat e PS për të ftuar të gjithë socialistët të marrin pjesë ne referendumin  e 9 prillit.

Per hapjen e Kongresit socialist nga ana e tij Veliaj tha se eshtë diçka që ndodh rëndom në të gjitha Partitë Socialiste ku kryetari i Bashkisë që mirëpret Kongresin është gjithashtu mikpritësi dhe u uron mirëseardhjen gjithë delegatëve dhe atyre që kanë marrë pjesë. Ndodh rëndom në partitë e majta në Angli, në Gjermani.

Share: