Home KRYESORE 9 Maji-Date reflektimesh te thella

9 Maji-Date reflektimesh te thella

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Ne histori ka shume data qe kujtohen. Natyrisht jo te gjitha prodhojne reflektime te thella.

9 Maji i 1949 ben pjese ne kalendarin e datave qe sjellin gjithmone reflektime te thella. Perse!

Se pari, 9 Maji na ben te mendojme se cfare e provokoi Luften e Dyte Boterore. Deshtimi i sistemit nderkombetar te Versajes, kriza e depresionit te madh ekonomik ne vitet ’29-30, venia e rivaliteteve imperiale mbi interesat nderkombetare, fuqizimi i diktaturave dhe dobesite e demokracive-sollen katastrofen me te madhe ne historine e njerezimit.

Se dyti, 9 Maji na ben te mendojme mbi rrugen e drejte qe ndoqi komuniteti nderkombetar permes Aleances Antifashiste ShBA-UK-BRSS per te mposhtur Aksin Rome-Berlin-Tokio.

Se treti, 9 Maji na ben te mendojme per aftesine e lidereve te medhenj te Gjermanise se pas Luftes se Dyte Boterore. Presidenti Adenhauer askohe i drejtohej gjermaneve se “nuk eshte nacionalizmi, por demokracia qe do e ribeje Kombin Gjerman”. Nen drejtimin e Adenhauerit Gjermania beri denazifikimin, demilitarizimin dhe demokratizimin.

Se katerti, 9 Maji e beri Evropen Perendimore qe te hynte ne rrugen e integrimit evropian, nje hap i madh ky qe do e shnderronte Kontinentin e luftrave te pafund ne nje hapsire lirie, demokracie dhe zhvillimi social-ekonomike.

Se pesti, 9 Maji i beri demokracite te vetedijshme per krijimin e Aleances se Atlantikut te Veriut-NATO. Presidenti Ajzenhauer e quajti NATO-n, “Aleanca e Lirise”, per misionin historik te mbrojtjes se lirise dhe demokracise ne kohet qe do vinin.

Se gjashti, 9 Maji eshte date jo vetem historike, por edhe aktuale. Ne kohen tone, ringritjen e interesave gjeopolitike te disa Fuqive te Medha, luftrat rajonale, terrorizmi, fanatizmi e radikalizmi, krimi i organizuar dhe larja e parave, krizat e tejzgjatura ekonomike dhe humanitare po gerryejne themelet e paqes boterore dhe po rikthejne ne permasa e forma te tjera sindromat e nje lufte boterore.
Mesa duket 9 Maji 1945 eshte e kaluara qe rron. Prandaj eshte date reflektimesh serioze edhe per kohen tone. Historia e 9 Majit jep mesime per te mos u harruar dhe pervoja per t’u parandaluar.

Share: