Home KRYESORE Agron Duka reagon ashpër për skandalin e përgjimeve

Agron Duka reagon ashpër për skandalin e përgjimeve

????????????????????????????????????

Gjatë një takimi me strukturat e Partisë Agrare Ambientaliste në Vlorë, kryetari Agron Duka shprehu për herë të parë qëndrimin e tij ndaj skandalit të përgjimeve, duke kërkuar që përgjegjësit të vihen para ligjit.

“Dua të ndalem pak tek një nga skandalet e radhës ku opinioni publik duhet të informohet mbi realitetin e përgjimeve, – tha ai.- Jo për faktin që edhe emri im është përfolur si një nga të përgjuarit, sepse nuk më shqetëson kjo, por si kryetari i një force politike opozitare e si qytetar i këtij vendi, natyrisht që shqetësohem.

Sipas informacioneve që unë kam marrë nga specialistë të fushës mund të them se ligji ka përcaktime rigoroze dhe nuk lë shteg për hamendësime ku dhe kur mund të bëhen përgjimet telefonike. Ka dy lloj përgjimesh që quhen parandaluese dhe proceduriale

Në të dy rastet është i domosdoshëm miratimi institucional. Kërkesat për përgjim bëhen nga institucione si SHISH, Ministria e Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Finanacave.

Përgjimi parandalues kërkon miratimin e Prokurorit të Përgjitshëm për afate dhe shërben si indicie nëse duhet kaluar në përgjimin procedurial.

Përgjimi procedurial që shërben për të kaluar provën pas miratimit të Prokurorisë duhet të marrë vendim gjykate dhe afatet mund të përsëriten dy, tre apo më shumë herë, aq sa e çmon prokurori dhe është e nevojshme për të kërkuar provën. Në çdo rast tjetër kryerja e përgjimeve për qëllime të tjera është e paligjshme dhe shkelje e rëndë, të cilat janë të ndëshkueshme ligjërisht. Nuk ka emergjencë që policia duhet ta zgjidhë e vetme. Për më të tepër emergjenca përfshin institucionet e Prokurorisë, SHISH-it si dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare të cilët duhet të vihen në dijeni. Edhe nëse policia e shtetit kërkoi të bëjë trajnime me një pajisje përgjuese ka një protokoll ku ligji përcakton qartësisht këtë procedurë. Në këtë proces duhet të jetë edhe një përfaqësues i akuzës në mënyrë që të shmanget në çdo rast keqpërdorimi për qëllime të caktuara. Në rast të kundërt vihet në rrezik siguria kombëtare dhe kemi të bëjmë me shkeljen e ligjit.

Share: