Nga Anta Muçaku
Të jepem krahëlëshuar
Më bëj ç’të duash, je i lirë!
Unë skllavja jote, ti preja ime.
Të dy bashkë…në delir.
Më digj mes ofshamash epshore
Gllabëromë në krahët gjith’ pushtet
Pasionin ndiz në flakë e prush.
Më zhvish! Rrobat gris…
Pastaj lermë të të udhëheq
Drejt një toke të pashkelur;
drejt magjisë së këtij qielli,
që çmendinë më ka ndjellur.