Nga Perparim Kabo
Me erën…
Me erën si një pupël nisesh
ndoshta kështu je në
ëndrrën e dikujt..
Këpucët po fluturojnë pa këmbët
e tua
Qielli është kaq pranë me ty…
e fluturimi të zgjat drejt
hapsirës…
Ikje me ajrin ku qiellorja
ashtu pa mure të flladit…
Mes ta rokshmes dhe asaj
që nuk ka fund
vetëm gjinia jote…
mund të ndërtojë histori…
Me erën ikën dhe imgjinata
luan me figurën
tënde
Prirur drejt reve të bardha
duke shpënë aventurën
e patreguar si e
panjohura që
josh në fluturim…
t’ikësh me erën