Home KRYESORE Roli pellazgo-ilir, në krijimin e kombeve antike evropiane

Roli pellazgo-ilir, në krijimin e kombeve antike evropiane

Nga Suzana Tahiri

Për të kuptuar më mirë se kush ishin popujt më të vjetër të Evropës dhe lidhjet etnike që ekzistonin midis tyre, së pari do ta fillojmë me popullin e parë evropian, atë pellazgo-ilir.

Pellazgët, sipas burimeve historike, janë populli më i vjetër i Evropës. Ata konsiderohen nga autorët antik si të parët që kanë banuar Greqinë. Ndoshta për vjetërsinë dhe fisnikërinë, ata janë quajtur nga autorët antik me një fjalë “të shenjtë”.

Dionisi i Halikarnasit, thotë se pellazgët afër Dodonës, janë të shenjtë dhe askush nuk guxon të bëj luftë me ta. Madje autorët antik thonë se ata kanë qënë në territorin e Greqisë së sotme edhe para përmbytjes së madhe.

Për herë të parë pellazgët përmenden në Iliadë si aleatë të Trojanëve.

Homeri i vendos pellazgët në Azi të Vogël në Larisën pjellore (Ilirët dhe Iliria f.9), në Argon pellazgjike (Ilirët dhe Iliria f.9), në Dodonë (Po aty f.9) dhe në Kretë. Ai e quan

Zeusin e Dodonës si Pellazgjik.

Herodoti i vendos pellazgët në Arkadhinë pellazge, (Ilirët dhe Iliria. f.16), në Krestonë të Thrakisë (Po aty), në Thesali (Po aty), në Athinë dhe Helespont (Po aty).

Plini një autor romak, shkruan për pellazgët se: “Peloponezin e quanin më parë Apia dhe Pellazgjia. Arkadhia, më parë, quhej Drymode dhe pastaj Pelasgia. Vjen pastaj Haimonia që ka ndryshuar shpesh emrin duke u quajtur Pelasges dhe Argo Pellazgjike

Ishulli i Samothrakës ka qënë banuar më parë nga pellazgët. Ishulli i Samosit ku ka lindur Pitagora, është quajtur si ishull ku kanë banuar pellazgët.

(Herodoti lib. I. f.142) Ishulli i Lesbos që lindi burra si filozofët Pitakus, Theofrasti historianët Helaniku dhe Theofan si dhe poeteshën Safo, është quajtur Pellazgjia.

Share: