Home KRYESORE Përplasje midis Presidentit dhe kryeministrit turk, Erdogan largon Davutoglun

Përplasje midis Presidentit dhe kryeministrit turk, Erdogan largon Davutoglun

Partia në pushtet AK do të mbajë një kongres të jashtëzakonshëm në javët që vijnë mes spekulimeve mbi të ardhmen e kryeministrit Ahmet Davutoglu.

Sipas mediave turke, Kongresi do të zgjedhë një udhëheqës të ri, kurse Davutoglu do të largohet nga detyra. Madje, raportet thonë se për këto përplasje ka pasur edhe një takim të mërkurën mes presidentit Rexhep Tahip Erdogan dhe kryeministrit Davutoglu.

Thuhet se përçarja mes tyre ka dalë në sipërfaqe pas tensioneve të gjata. Ishte vetë Erdogan ai që zgjodhi në krye të partisë AK Dovutoglunë pasi u zgjodh vetë president, por thuhet se Davutoglu është i shqetësuar dhe madje ka dalë kundër ambicieve të presidentit për të ndryshuar sistemin politik të Turqisë nga Republikë Parlamentare në Presidenciale, plan i cili në fokus të tij ka zhvendosjen e pushtetit nga Kryeministria në Presidencë.

Ngjarja vjen në kohën e rritjes së paqëndrueshmërisë në Turqi, në mesin e një konflikti me militantët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit nga njëra anë dhe militantëve të Shtetit Islamik nga ana tjetër.

Gjithashtu, Turqia tashmë është në angazhim e sipër të marrëveshjes me bashkimin evropian, ku mbi supe ka marrë përgjegjësinë e ndalimit të fluksit të emigrantëve që vijnë në Evropë në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Largimi i Davutoglu mund të vërë në dyshim zbatimin e paktit, teksa Kongresi sipas zyrtarëve të partisë mund të mbahet në fund të majit ose fillim të qershorit. Mediat thonë se si pasues të mundshëm të Davutoglu mund të jenë ministri i Transportit Binali Yildirim, i cili është i afërt me presidentin dhe Ministri i Energjisë Berat Albajrak, dhëndri i Erdogan. Por për kryeqytetit, asgjë nuk përbën surprizë.

“Është një zhvillim për t’u habitur, por edhe pritej. Ishte e qartë që mes tyre kishte përplasje të mëdha. Erdogan kërkon një presidencë ekzekutive dhe sigurisht që do të heqë të gjitha pengesat që ka rrugës”, thotë Çoskun ng Ankaraja.

Sipas analistëve, Recep Tayyip Erdogan është ndoshta politikani më i frikshëm që pas themelimit të Turqisë moderne nga Ataturku.

Pas 11 vjetësh si kryeministër, ai u zgjodh president në vitin 2014. Sistemi parlamentar në Turqi e bën rolin e Presidentit thjesht ceremonial, por ambicia e Erdogn kërkon që të rrisë kompetencat e tij.

Share: