Nga Enver Bytyci
Opinioni publik sapo eshte njoftuar nga nje reagim legjitim i Presidentit te Republikes, zotit Bujar Nishani. Reagimi i tij adresohet kunder akuzave publike te kryetarit te fiqve dhe pjeshkave, Erjon Velija, pasi ky i fundit perdori para dy ditesh studion Opinion te shpife kunder kryetarit te shtetit. Erionka e quajti presidentin hajdut dhe e sulmoi sic sulmonte diktatori komunist shqiptar te ashtuquajturit poliagjente.
Me pas e sulmoi dhe te merkuren e kaluar kur rrethoi gjykaten administrative. Velija rrethoi e terrorizoi gjyqtaret e administratives, i beri ata te nderpresin vendimmarrjen e nderkohe sulmoi presidentin, kreun e opozites dhe ish- kryeminustrin.
Presidenti Nishani ishte ne vizite zyrtare ne Kroaci, kur Erjonka leshoi akuzat plot shpifje kunder tij. Dmth duket se kemi nje riciklim te vesit te veprimeve tinzare, pervecse nje sulmi te paprecedent kunder institucionit me te paster moral te vendit.
Presidenti Nishani konfirmoi se shpifjeve te kreut te Bashkise se Tiranes do t’u pergjigjet duke vene ne levizje prokurorine dhe gjykaten. Ai tha shkurt e qarte: Drejtesia duhet te hetoje e provoje akuzat e Erjon Velise adresuar presidentit, ose duhet ta hetoje e denoje kete zyrtar lokal per shpifje e denigrim te qellimshem te institucionit te Presidentit!
Cilat jane risite e rastit te zotit Nishani?
1. Ai eshte personi zyrtar me i larte i shtetit e njekohesisht me i sulmuari nga falangat e krimit ne ekzekutivin shqiptar. Shihni kush e sulmon, tre personat kryesore: kryeministri Rama, qeni i tij i sulmit, Erjon Velija (ketu po i referohem nje kabllogrami te ish ambasadorit Widhers) dhe ministri i Brendshem, Sajmir Tahiri. Qeni i sulmit i Rames nga sulmi shkoi te shpifja. E gjitha ndodhi pasiqe presidenti nuk u josh te behet “Bamke” ne duart e Rames. Ndodhi se zoti Bujar Nishani nuk u bashkua me antishtetin e Rames per t’ia mundesuar atij kontrollin e gjyqesorit. Nuk ka ndodh ne kete vend pervecse ne rastin e Berishes, qe kreu i shtetit shqiptar te jete kaq i vendosur e stoik ne parimet e tij ne mbrojtje te interesit publik, te interesit te qytetarit e te se vertetes.
Prandaj shpifesi profesionist, Erjon Velija, e ka humb durimin e bashke me te, edhe mendjen.
2. Presidenti Nishani eshte shfaqur si gardian i kudhtetutes dhe shtetit te se drejtes. Jane shume ligje, te cilat gjykata kushtetuese i ka anuluar me kerkese e argumente te Presidentit.
Nderkohe Rama nisi me ngut te bente nje reforme ne drejtesi, e cila do te duhej ta kthehej ne modelin e kohes se diktatures, pra nje instrument politik te kryeministrit. Presidenti Nishani ngriti pyetjen asgjesuese: Cfare eshte kjo reforme nga e cila eshte perjashtuar kryetari i Keshilli te Larte te Drejtesise si dhe gjithe strukturat e prokurorise, gjykatave dhe avokatise?! Kjo pyetje kthjelloi sidomos faktorin nderkombetar, i cili besonte verbazi ne “virgjerine” e sinqeritetin e Rames. Lindi dyshimi per manipulimin e reformes dhe sot jemi ne piken me te nxehte, kur duket se askush brenda dhe jashte vendit nuk mund t’i besoje me Edi Rames. Dmth presidenti Nishani me autoritetin e tij moral, politik e institucional permbysi nje situate vendimmarrjeje te rrezikshme per lirine e demokracine shqiptare, por te favorshme per autoritetin arrogant te qeversjes se rilindjes. Kjo do te thote se Rama po hakmerret ndaj kreut te shtetit permes qenve te sulmit qe ka stervit ne oborrin e tij.
3. Faza e sulmit dhe shpifjeve kunder zotit Nishani dhe autiritetit te tij ka kaluar ne stadin e nje presioni te papare ndonjehere ne raportet midis ekzekutivit dhe presidentit. E di se dikush do te me jepte si rast marredheniet midis Bamir Topit dhe kryeministrit Berisha. Por rasti eshte krejt tjeter, madje i kthyer koke-poshte, sepse Topi ishte president i se djathtes qe votonte kryeopozitarin e majte, Edi Ramen. Nga ana tjeter te dy keto figura, Topi dhe Nishani, jane karaktere me moral politik te ndryshem, ndoshta te kundert.
Artitja ne kete kulm sulmesh e shpifjesh kunder presidentit ka mundesi te jete deshmi e panikut ne kupolen e ekzekutivit shqiptar. Ne panik gjithmone mungon kontrolli. Dhe aresyeja e renies ne panik te tyre eshte e gjithanshme. Fillon me trafiqet, vijon me kriminalizimin e deputeteve dhe administrates shteterore, vijon edhe me korrupsionin e larte, duke perfunduar te kriza ekonomike, sociale e politike. Edhe sulmi terrorizues i Erjon Veliajt kunder gjykates eshte shenje paniku, ne te cilin jeton kreu i Bashkise se Tiranes.
Per kete aresye presidenti Nishani deshmoi maturi e urtesi kur pranoi sfiden me Erjon Veline. Nuk ka ndodhur te zhvillohet ne asnje rast ne 26 vite kjo lloj sfide. Drejtesia do te duhet te hetoje e te provoje te verteten: nese kemi nje president “hajdut”, apo kemi nje kryetar badhkie shpifes. Une bej pjese ne grupin e njerezve qe kam besuar e besoj se Shqiperia ka nje president me integritet, te paster nga pikepamja morale e politike, te perkushtuar per parimet e lirise e demokracise dhe interesat e kombit shqiptar.
Po keshtu kam bindjen se ne anen tjeter gjendet nje genjeshtar, mashtrues e shpifes ordiner e profesionist, me emrin Erjon Velija. Po kete do ta percaktoje vetem nje vendim gjykate i formes se prere.