Home KRYESORE Te behet “Reforma e Popullsise”

Te behet “Reforma e Popullsise”

Nga Zef Bushati

Mbasi sheh angazhimin maksimal te SHBA nepermjet z.Donald Lu,Ambasadorit te saj ne Shqiperi,mbasi sheh kembenguljen e BE per plotesimin sa me te shpejte te kritereve per hapjen e negociatave per Antaresimin e Shqiperise ne BE me te drejta te plota nepermjet Vllahutin, ambasadores se tyre ne Shqiperi, nuk ka hapsire per tu menduar per te miren e Shqiperise dhe popullit te saj, por vetem per te vepruar.

Ata qe duhet te veprojne jane PS,PD, e LSI, te cilet drejtojne sot shtetin Shqiptar ne maxhorance e ne opozite. Por ata nuk veprojne. Rrotullohen si kuajt ne leme, sillen e persillen por ne nje kunj lidhen. Kunji qe i mban lidhur eshte korrupsioni, eshte kunji i frikes qe i ben te tremben e te kene tmerr se mbas miratimit te Reformes ne Drejtesi do pergjigjen para ligjit,para drejtesise dhe do perfundojne burgjeve si koleget e tyre europiane.

Cilido qe nuk vepron e ka nje hall te madh. E qe halle kane te gjitha palet kete e di edhe bufi. Prandaj nuk i duan miqte ambasadore qe po ngulmojne ta bejne Shqiperine si gjithe Europa, ta shpetojne popullin shqiptar nga ligji i xhungles. Po cfaj ka populli ? Edhe Populli ka pergjegjesi, populli voton te nderuar miq.

Duhet formuluar dhe miratuar edhe nje “Ligj per popullin votues”. Duhet te behet pervec Reformes ne Drejtesi edhe nje Reforme ne Popullsi. Tek “Reforma ne Popullsi” duhet te hartohen ligje si psh. 1. Mos e shit voten. 2. Mos e ndrro voten me nje thes miell. 3. Mos lejo te ta vjedhin voten. 4.Mos voto per kriminela. 5. Mos voto per hajdute. 6. Mos voto per imorale e pa karakter. 7. Mos voto per mashtruesa…..etj. Ky ligj do garantonte zgjedhje serioze.

Populli do mendohej kur ta jepte voten. Dhe rezultati do ishte nje Parlament pa kriminela, Nje Qeveri e ndershme qe mendon per rritjen e standartit te jetes,nga vendi i fundit ne europe me 100 euro ne muaj, ne vendin e parafundit me 300 euro ne muaj,etj,etj.

Nje shtet ku pensioni minimal ne qytet te mos jete 100 euro ne muaj, dhe pensioni ne fshat te mos jete 50 euro ne muaj, se kane punuar nje jete te shkretet, por te rritet qe te kene mundesi te shtyjne ditet e pleqerise. Kur do ndergjegjesohet populli yne ?!

Kur do ta kuptoje qe ne politike nuk ka tifozeri si ne sport ?! Kur do ta kuptoje qe drejtimi i shtetit nuk varet nga partite por nga votat e popullit ? Populli e zgjedh qeverisjen e tij. Kete mos e harroni. Mbasi ta zgjidhni mos u ankoni.

Share: