Home KRYESORE Urgjent komision miks per demarkacionin Kosove-Mali i Zi!

Urgjent komision miks per demarkacionin Kosove-Mali i Zi!

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kosova mori mbeshtetjen e Komisionit te BE per liberalizimin e vizave ne hapsiren Shengen. Ne perputhje me procedurat vendim-marrese te BE bazuar ne Traktatin e Lisbones dhe ne Marreveshjen Shengen, mbas rekomandimit te Komisionit nevojitet votimi i dy institucioneve te tjera te BE, Keshillit Evropian dhe Parlamentit te BE qe rekomandimi i Komisionit te hyje ne fuqi.

Ne kete faze te ndermjetme Komisioni ka te drejte te beje rekomandime te metejshme per t’u konsideruar nga Kosova. Nder rekomandimet e bera jane dy: definimi i demarkacionit te kufirit territorial midis Kosoves dhe Malit te Zi si dhe hedhja e hapave konkret kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Per kohen e mbetur deri ne qershor urgjente mbetet definimi i demarkacionit kufitar Kosove-Mali i Zi.

Referuar ne gjashte instrumentat nderkombetare kryesore per zgjidhjen paqesore te problemeve midis shteteve, per rastin e demarkacionit kufitar Kosove-Mali i Zi me i pershtatshmi, me funksionali dhe me i shpejti eshte institucioni i “komisioneve mikse”. Keto mund te jene midis paleve, mund te jene midis paleve dhe nje pale te trete ose krejtesisht neutral ndaj paleve.

Meqenese ne rastin ne fjale te dy palet, Kosova dhe Mali i Zi kane shprehur vullnetin e mire per rishikim te demarkacionit, ngritja e komisionit miks dypalesh eshte institucioni me i arsyeshem, me i dobishem dhe me i drejte.

Eshte momenti kohor me kritik qe te hidhet hapi per kete qeshtje me interes te ndersjellte per te dy palet. Ne diplomaci koha eshte elementi me i rendesishem qe lypet te konsiderohet. Qysh ne lashtesi eshte thene “me jepni kohe qe te fitojme gjithcka”. A po e shfrytezojme kohen ne rastin e definimit te demarkacionit kufitar Kosove-Mali i Zi!?

Share: