Home KRYESORE A ËSHTË “TRATHËTIA” PARTIAKE, NJË LLOJ “PROSTITUCIONI” I (PA)KËNDSHËM SOCIAL?

A ËSHTË “TRATHËTIA” PARTIAKE, NJË LLOJ “PROSTITUCIONI” I (PA)KËNDSHËM SOCIAL?

Nga Fadil Maloku

1. Lëvizja nga një parti në tjetrën, siq e kam cekur më heret, në kushtet dhe rrethanat e një emancipimi të vonshëm politik, në etnopsikologjinë dhe mentalitetin tonë ende nuk konsiderohet si një “ikje” e vetëdijshme dhe normale sociale, por, si një lloj “egzili” i çuditshëm politik, që ushqehet kryesisht me shkaqe dhe pasoja nga më të ndryshme meskine…! Në ambientet tipike konservative, ky fenomen më shumë po ndërlidhet me do interesa kinse diskutabile ideologjike (!), ndërkaq ushtrohet shkaku i do benifiteve të çuditshme e të ngushta personale, klanore, grupore…

2. Kjo lloj “trathtie” e (pa)këndshme, në sytë e një publiku me qëndrime të ngurta dhe konzervative, që s’është mësuar me lehtësinë e ndrrimit dinamik të idolëve dhe ikonave të veta karizmatiket (edhe për shkak të trashëgimisë së kaluar moniste), shpeshëherë po di të barazohet dhe identifikohet edhe me”prostitucion” profesional dhe sish ideologjik!

3. Në fakt, dukuria e ndrrimit të shpesht të subjektit politik, te këto personalitete (lexo; “shpirtëra të shitur”, në sy të një pjese të publikut konzervativ)por edhe te përceptimet dhe gjykimet e një pjese të publikut të zgjuar, më shumë ka gjasa sociologjike t’i përket dhe atribuohet natyres klienteliste, se sa përkatësisë ideologjike…

Share: