Home KRYESORE Galdini: Qe te kemi Reforme ne Drejtesi duhet te vazhdoje dialogu.

Galdini: Qe te kemi Reforme ne Drejtesi duhet te vazhdoje dialogu.

Kryetari i LDE Arian Galdini ka zhvilluar diten e sotme nje takim me Ambasadorin Britanik Nicholas Cannon si edhe me disa diplomate te tjere te rendesishem te perfaqesive euroatlantike ne Shqiperi. Duke qene se Galdini eshte aleati me i ri i Lulzim Bashes dhe PD, parneret perendimore kerkuan qe te bisedojne me te lidhur me pikepamjet qe Koalicioni Opozitar ka ne lidhje me miratimin e Reformes ne Drejtesi.

Aleati i Bashes dhe Kryetari i LDE Arian Galdini u tha diplomateve perendimore se: “Pikepamja e LDE eshte e thjeshte: Reforma ne Drejtesi eshte domosdoshmeri dhe duhet miratuar nje ore e me pare. LDE e pershendet dialogun Basha – Rama dhe shpreh zhgenjim te thelle per mosdakordesimin mes paleve.

Sidoqofte, LDE u kerkon partnereve euroatlantike qe te hapin kendin e veshtrimit dhe te kuptojne se qe Reforma ne Drejtesi te miratohet nuk mjaftojne 3 ore dialog. Dialogu duhet te vazhdoje me kembengulje dhe mendesi prej burrash shteti. LDE eshte ndjere tejet e zhgenjyer nga Kryeministri Edi Rama i cili u soll si nje kalama qe ne Tryezen e Dialogut u ul sikur luante lojen e femijeve E ka kush e ka.

Nuk eshte dnje per nje Kryeminister qe Dialogut me Opoziten i dedikon vetem 3 ore, e sapo cohet nga Tryeza rend te shpalle deshtimin. Dialogu duhet te vazhdoje. E pershendesim perpjekjen e Ilir Metes per te vazhduar Dialogun. Edhe nese Edi Rama nuk ka me kohe e ngasje per Dialog, LDE i ben thirrje Lulzim Bashes qe te vazhdoje Dialogun pro Reformes ne Drejtesi me Ilir, Meten, Shpetim Idrizin dhe Ben Blushin.

Nese Edi Rama do ti bashkohet faktoreve proReforme, atehere LDE u kerkon Partnereve Euroatlantike qe ti bejne te qarte Edi Rames se Retorma ne Drejtesi nuk eshte as premtim elektoral dhe as vizion a projekt qeveitar. Qe te kemi Reforme ne Drejtesi, Dialogu duhet te vazhdoje, por Edi Rames i duhen hequr fjalimet e parashkruar nga xhepat dhe ndjesia triumfaliste mbi Opoziten apo fajesuese te Opozites.

Share: