Nga Ylli Dylgjeri
Lexova një koment të gazetarit Andi Bushati lidhur me ideimin e dizenjimit të uniformës së kombëtares tonë të futbollit nga vete kryeministri shqiptar. Ky lajm thote ndër të tjera Bushati u shpërnda me shpejtesi nga këshilltaret e Kryeministrit…etj etj. Por u hodh poshtë nga studio realizuese PIK Creative. Dhe me tej, me mosbesimin qe e karakterizon, e komenton lajmin si të pavërtetë, si nje fabul te radhës të kryeministrit Rama.
Ndërkohë Unë e besoj lajmin. E besoj jo për servilizem, e as si punonjës i administratës.
Nuk është hera e parë që kryeministri ynë “ndërhyn” me idetë dhe talentin e tij në detajet, stemat, simbolet, dekorin apo fasadat e këtij vendi. Kryeministri vizaton gjithshka Bushat! Edhe Ty. Edhe banakun te “5 pyetjet e Babaramos”, etj etj. I ke parë lapsat pa fund që mban mbi tavolinën e Tij? Kjo nuk është një gjë e paditur dhe e pa publikuar. Pra, nuk eshte sekret. Me kujtohet se jo sot si Kryeminister, por edhe kur ishte Kryetar i Bashkise, iu kërkua si piktor, nga drejtuesit e policise per të kontribuar me penelin e Tij ne simbolet e reja te uniformes se Policise se Shtetit. Eshtë kjo stemë krahu, po e quaj gjeli me gjuhen e nxjerë jashtë, një nga realizimet e Tij në kohë.
Kjo steme krahu jetoi deri vone ne trupin e Policise Shqiptare, deri sa uniformat u ndryshuan serisht ne vitet e ardhjes se koalicionit te majte ne qeverisje me shqiponjën me dy koka.