Home KRYESORE Paradokse qesharake…

Paradokse qesharake…

Nga Ida Nurce

Nderkohe qe planeti yne vazhdon rrugen e tij rreth diellit dhe rreth vetes, ne vazhdojme me gisht ne toke te rrotullohemi rreth hundes tone.
Kurre nuk ditem te jemi te kenaqur, nuk ditem te jemi te lumtur, madje nuk ditem as se si t’i bejme te tjeret te lumtur.

Nderkohe qe po luftojme dita dites me dilemen te marrim iPhone 6 apo Galaxy-n e fudit; makine X6 apo Q7, diku andej nga Afrika po luftojne dilemen uje apo buke. Fluturojeni ndonjehere ne mendje kete fakt, sepse ju jep force, por gjithmone nese keni mend, ne te kundert nuk funksionon.

Pse vajta aq larg?! Po se ne ketu nuk kemi zona, qe te luftojne per gjera te tilla, sepse ne kemi aq shume, saqe atyre qe fitojne me shume u japim edhe miliarda leke shperblime; aq shume saqe blejme makina Jaguar per ata te cilet i kemi vene te kujdesen duke na rrjepur lekuren; aq shume saqe minimumi qe mund te harxhojme ne dite jane 500 euro, per gjera te vogla; aq shume sa edhe me i varfri e ka nje makine… Sigurisht qe po beja shaka, sepse ne kemi aq shume… sa as leshte nuk na kane ngel nga stresi i te pasurit kaq shume.

Nderkohe qe ne Siri po luftohet per jete a vdekje, ne kemi dilemen e madhe “si ta zeme te dashurin”, me Range Rover te bardhe apo te zi, pordha e madhe… Keto te fundit i kemi me shumice, sa nuk dime nga t’i cojme. Pse?! Sepse nuk e dime fare vleren e asaj qe quhet JETE, nuk e dime se sa te pasur jemi qe e kemi ate dhe qe duhet ta shfrytezojme me thjeshtesine me te mundshme deri ne piken e fundit, si afrikanet ujin.

Populli thote “sa ke jorganin shtriji kembet”, por ne s’kemi jorgan fare ama kembet na dalin edhe nga krevati, madje madje ne drejtime te paditura, nganjehere nuk e dime as nga i kemi. Por kjo tregon qe je njeri i mire, kenaqesh edhe pa jorgan.

Po ja do shkojme ne Europe, na liroi Britania nje vend, shyqyr, do kenaqemi, por duhet te dalim nga vetja qe te arrijme atje se ndryshe nuk tregojme civilizim?! Si e shprehim ne?! Ne format me te shemtuara te mundshme: duke nxjerr gjithcka jashte, si kafshet; duke vrare vellain, babin, nenen per nje gote dhalle, per nje cope toke; duke u zene me shoket shoqet, kush vishet me sexy… Blaaahhhh… Kane harruar nga vijne e ku po shkojne, por o burra pas turmes. Te shkretet, deliri i madheshtise ua ka zene syte.

Europe te futsha ne grope, na lodhe duke u stukuar, te dukemi bukur perballe teje; duke u muduar te mbulojme skamjen qe na ka kapur per sysh, por muk mbulohet dielli me shoshe; na lodhe duke na bere te fluturojme me presh ne b…., na genjeve me nje gol, na morre leke nga taksat, per te cilat po leme leshte per t’i paguar, na i fute njerezit ne sherr, e bere Britanine te largohet nga gjiri yt. Po me ne c’do behet tani?! Kur do jete goli i radhes, qe te kenaqemi pak, se me dhune e varferi u mesuam tashme. Duhet te dish qe edhe ne kemi c’shesim, pordhe me shumice. Jemi totalisht brekegrisur te paafte, por per pordhe nuk na e merr njeri, kemi fasulet me te mira ne bote.

Atje luftohet per uje, buke, jete apo vdekje, ne luftojme kush i ka me te medhaja pordhet. Pune pordhesh u be ky muhabet.

Share: