Home KRYESORE Plas sherri mes banorëve për pronat në mbledhjen e këshillit bashkiak të...

Plas sherri mes banorëve për pronat në mbledhjen e këshillit bashkiak të Himarës

Sherr dhe përplasje fizike gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak të Himarës. Mësohet se disa persona kanë hyrë në këshill dhe kanë goditur banorët që po flisnin për regjistrimin e pronave.

Situata është tensionuar, ndërsa mes banorëve ka edhe persona të gjakosur.

Në këtë situatë, kryebashkiaku Gjergji Goro ka ndërprerë mbledhjen dhe ka takuar banorët për t’i qetësuar.

Shkak për sherrin dyshohet të jenë bërë pronat e tyre dhe frika që kanë se mos i humbasin ato si pasojë e planit rregullues të Himarës.

Më herët banorët i kanë dërguar një letër institucioneve ku ankoheshin se kryeministri Edi Rama, po iu rrëzonte shtëpitë dhe kjo e gjitha në kuadër të planit rregullues, pas të cilit, siç shtojnë banorët, fshihen pazare të pista.

“Duan të na përzënë nga prona, duan të na rrëzojnë shtëpitë. Pas planit rregullues fshihen pazare të pista. nuk do lejojmë të na preken pronat shekullore”,- thonë ata.

Share: