Home KRYESORE Dhuna në Himarë, reagon Nikollaq Neranxi

Dhuna në Himarë, reagon Nikollaq Neranxi

Nga Nikollaq Neranxi*

Mafia e grabitjes se pronave ne Himare, e hoqi masken dhe pergjaku njerezit e thjeshte!

Te dashur miq! Dua tju bej me dije te gjitheve, per nje ngjarje te rende qe ka ndodhur sot ne Himare. Sic ju kemi njoftuar, ne Himare (Spile), kerkojne te na rrezojne me force dhe pa deshiren tone, shtepite shekullore sepse mafia ne pushtet ka vendosur te beje resort ne ate vend si dhe njesi sherbimi per veten e tyre. Nderkohe aty jane pronat tona ku shteti akoma nuk na ka dhene akoma asnje leter, pervec qe kemi edhe shtepite. Ne kete menyre ata na grabisin dhe na debojne nga ai vend ku ne kemi shekuj dhe breza qe jetojme.

Kemi disa mbledhje te keshillit bashkiak qe e ngrejme kete shqetesim, nderkohe qe Kryetari i Bashkise Jorgo Goro ben Shvejkun ne rastin me te mire dhe sherbetorin e pushtetit ne rastin me te keq, duke harruar pse e kemi zgjedhur aty. Sot, ne mbledhjen e Keshillit Bashkiak, individe te dhunshem jo te zones, u futen ne mbledhje dhe bene raprezalje duke gjakosur banoret. Ata me kerkonin mua si njeriu qe kisha ngritur zerin kunder kesaj grabitjeje. (Sqaroj qe une nuk ndodhesha ne ate mbledhje sot sepse nga impenjimet nuk arrita te shkoj). “Ne duam Nikollaq Neranxin” – therrisnin ata.

Skenari eshte i qarte, ata kerkojne te bejne shembull te dhunes se tyre, nje njeri qe ka backgroundin e nje personi publik dhe ka nje biznes shume te njohur. Kjo eshte nje menyre mafioze per te terrorizuar njerezit e thjeshte aty, duke iu thene se ne nuk llogarisim askend. E marrim zvarre edhe Neranxin, jo me ju! Por i keni bere llogarite gabim more te mjere! Ju nuk na paskeni njohur! Ne kemi bere plan ta mbrojme me gjak pronen tone, emrin tone, historine tone! Eshte amaneti i te pareve tane dhe asgje nuk na ndal!

*Nikollaq Neranxi, drejtor ekzekutiv i Shoqates Komuniteti Himariot

Share: