Nga Enver Bytyçi
Dje ishte ditë e hënë. Dhejtramijë besimtarë muslimanë në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën islame, filluan agjërimin e Ramazanit. Shumica prej tyre e nisën këtë rit pa ngrënë syfir. Madje dikush pyeti një hoxhë nësë quhet agjërimi pa ngëniën e syfirit, duke e shpjeguar këtë më varfërinë. Këta dhjetra mijëra që nuk kanë mundësi financiare të përballojnë për një muaj radhazi përgatitjen e një menuje ekstra, e cila do të lehtësonte sakrificën e muslimanëve shqiptarë gjatë mbajtjes së Ramazanit në këtë qershor të nxehtë kur dita shënon gjatësinë e saj më të madhe në harkun e një viti.
Po në ditën e parë të Ramazanit u shfaq kryeministri shqiptar, Edvin Rama, i icili “fali” dy herë Ezanin. Njëherë fill pas takimit të tij të dështuar me kreun e opozitës, Lulzim Basha, madje me ezan të regjistruar (shkruar) më parë dhe herën tjetër në mbrëmjen e vonë në ekranin e rezervuar në Top Channel në ditën e shenjtë të tij, ku kishte në krah dhe tre mëkëmbës të zotë e të sprovuar, Sokol Ballën, Skënder Minxhozin dhe Arjan vasjarin, të tre karzmatikë në gjurmët e hoxhëefendiut kryeministër. Skënder Minxhozi dhe Arjan Vasjari i kundërshtuan qëndrimet e opozitës për vendet e rezervruara në disa raste edhe më mirë sesa vetë Edi Rama.
Në “Ezanin” e Ramës e të korit të tij simpatik u shfaqën disa simptoma të qarta, që vijnë jo nga ngjarjet që zhvillohen, por më së shumti nga karakteri i protagonistëve në fjalë. Paneli i përzgjedhur ose ishte udhëzuar, ose e ndjente frymëmarrjen e e kryeministrit Rama, ndaj dhe ia shtroi atij tapetin e bardhë që të kërcënonte Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për integrim. Në Top Story, Edi Rama tha se plani A i një marrëveshjeje me opozitën ishte i dështuar dhe foli për një plan B, sipas të cilit ai do ta çonte projektin e reformës së drejtësisë në parlament, duke nënkuptuar blerjen e disa të depotetëve opozitarë, me qëllim arritjen e dy të tretave të votave të domozdoshme për ndryshimet kushtetuese. Ndërsa kur u bë pyetja e porositur se çfarë do të bënte nëse reforma dështon në parlament, Rama foli për një plan C, të cilin “do ta njoftonte në momentin e duhur”. Meqenëse pyetja kishte të bënte me zgjedhjet e parakohshme, atëherë u kuptua qartë se në “Ezanin” e kryeministrit përmblidhej ideja e këtyre zgjedhjeve.
Përmendja e planit C ishte parashikuar si presion paraprak, sidomos për LSI-në, e cila mendohet se nuk është e parapërgatitur për to, pra, që hilacaku Ilir Meta t’i përmbahej paktit deri në fund e ta votonte projektin e Edi Ramës për të marrë nën sqetull drejtësinë shqiptare. Por LSI e di se një drejtësi e urdhëruar dhe e kontrolluar nga Edvin Rama do ta mbajë lidershipin e saj përjetësisht peng të kryeministrit. Nëse do të pranojë zoti Meta këtë pengmarrje, kjo mbetet të provohet në rastin kur drafti i ndryshimeve kushtetuese të vihet në votim në seancën plenare. Edhe nëse zoti Rama do të jetë i aftë të bëjë merkaton e deputetëve opozitarë, përsëri mbetet të shihet, kur projekti vërtet marrë udhë nga komisioni në kryesinë e kuvendit e prej këtej në seancën plenare. Me rëndësi është se kreu i opozitës, zoti Basha, është i vendosur në opozitarizmin e tij. Ai kërcënoi me lënien e mandateve të deputetëve opozitarë në rastin e një manipulimi qoftë dhe të një deputeti të Partisë Demokratike.
Lënia e mandateve të deputetëve të opozitës do të sihte rikthim në situatën e shtatorit të vitit 1996, kur deputetët socialistë, përjashtuar Sali Rexhepit, nuk kishin pranuar marrjen e mandateve që u kishin dhënë zgjedhjet e 26 majit të atij viti, zgjedhje të cilat u bojkotuan prej tyre dy orë para hapjes së kutive të votimit. Lënia e mandateve të deputetëve demokratë do të jetë më dramatike sesa mosmarrja e mandateve nga ana e deputetëve socialistë të vitit 1996, sepse tash mbas 20 vitesh situata ekonomike e sociale është shumë herë më dramtike sesa atëherë, pavarësisht humbjes së kursimeve në firmat piramidale të asaj kohe.
Kurrë ndonjëherë ky vend mbas shembjes së komunizmit nuk ka qenë më i pashpresë sesa sot. Treguesit e mungesës së shpresës nuk maten me fjalimet patetike për rritje ekonomike të kryeministrit dhe ministrit të financave, por me tregues konkretë. Për herë të parë më 2015 numri i shqiptarëve është ulur në krahasim me një vit më parë, sepse lindjet janë më të pakta, sepse vdekshmëria është rritur, sepse mbi 100 mijë shqiptarë emigruan gjatë këtij viti, sepse gjysma e shqiptarëve duan të emigrojnë, sepse 99 përqind e tyre kanë rikthyer tezën e para vitit 2005, se “Ky vend nuk bëhet”. E gjithë kjo situatë e trishtë përkthehet në mungesë përspektive, mungesë të të ardhurave, rënie të konsumit, ulje të parave të kursimit. Ndërkohë që ministri Arben Ahmetaj mburret me rritjen ekonomike virtuale.
Lënia e mandateve nga opozita është paralajmërimi më i keq i imponuar nga ai që krekosej mbrëmë në Top Story me kërcënimin kolektiv të shqiptarëve se “Do ta përmbysë Shqipërinë, nëse reforma në drejtësi nuk miratohet”, sigurisht sipas oreksit të tij për dominimin e të gjitha pushteteve në këtë vend. Për mua do të ishte një ogur pozitiv, por jo më i miri, nëse gjyqësori anon nga opozita, sesa nga pushteti. Në fund të fundit është mazhoranca dhe ekzekutivi ai që jep e duhet të japë llogari para qytetarëve dhe një gjyqësor i sunduar nga pushteti, sidomos ai ekzekutiv, do të sjellë në krye të vendit një diktaturë të oligarkisë, ose një diktator të mirëfilltë. Dështimi i bisedimeve të djeshme së paku arriti të evitojë ngritjen në sistem të një diktature fashiste.
Se çdo të bënte Edi Rama me një drejtësi të kapur prej tij, ai e pohoi sot kur u prononcua rreth vendimit të gjykatës për pezullimin e drejtorit të Përgjithshëm të Poliicisë së Shtetit nga detyra për shkak të përdorimit të paligjshëm të aparatit të përgjimeve. Ai dhe ministri i tij, Sajmir Tahiri, morën në mbrojtje kryepolicin si dhe dy oficerë të tjerë policie të akuzuar për këtë aferë dhe kritikuan ashpër prokurorinë e shtetit. Kjo do të ishte e mjaftueshme ta bindte Mogerinin në Bruksel se çfarë sistemi të drejtësisë predikon kreu i ekzekutivit dhe mazhorancës në Shqipëri, sepse Vlahutini nuk bindet në asnjë rrethanë për këto fakte. Sulmi kundër prokurorisë së shtetit është sinjali i qartë që na provon synimet e Edi Ramës për një drejtësi e kontrolluar prej tij dhe e adresuar kundër opozitës së vendit.
Imagjinoni se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë. Do të duhej një revolucion i tipit rumun të vjeshtës së vitit 1989 që të rishembej diktatura në Shqipëri, një revolucion që nuk do të dihet se si do të përfundonte për shkak të disekulibrave psiqikë e psikologjikë të kryeministrit dhe ministrave të tij. Askush nuk mund ta parashikojë pasojën pas uzurpimit të sistemit të drejtësisë nga Edi Rama ashtu siç mund të merret me mend se cila do të ishte pasoja e një veprimi opozitar jashtëinstitucional me protesta dhe manifestime antoqeveritare. Paratë që pushteti përfiton nga plantacionet anembanë vendit të mbjella me hashash dhe trafiku i kontrolluar prej pushtetit ekzekutiv i kësaj sasie marramendëse e marijuanës janë një sinjal konkret se do të viheshin në shërbim të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj diktature në rastin e një reagimi qytetar jashtëinstitucional.
Por më e mundshme është që Edi Rama të shfrytëzojë këtë situatë për t’u shfaqur në një fushatë zgjedhore të parakohshme si “kampioni i integrimeve europiane të Shqipërisë”, duke akuzuar opozitën, e në rastin e mosvotimit edhe të Ilir Metës, si pengesën e këtij integrimi të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tashmë ka mësuar nga veprimet e tij opozitare të bllokimit të ligjeve dhe aktivitetit të tij intensiv për të penguar liberalizimin e vizave, kur Partia Demokratike në pushtet nuk u përkushtua fuqishëm që ta denonconte veprimtarinë e ish-kryeopozitarit Rama kundër integrimit të vendit në BE. Ai ka vendosur të mos e bëjë gabimin e demokratëve. Dje në Ezanin e tij ai më së shumti u duk se ka hapur fushatën elektorale, pasi fjala e përgatitur me shkrim këtë objekt shfaqi, dmth shpalli doktrinën e fajësimit të opoozitës për dështimin e konsensusit për reformën në drejtësi e për pasojë, tha ai, edhe fajësimin e saj si pengesë e integrimit.
Por vrulli i Edi Ramës duhet ndalur, me çdo mjet e me çdo çmim. Nëse jo, veprimet e mëvonëshme do të kenë një çmim disa herë më të lartë, jo për Ramën e politikën, se për këta askush nuk do të pyesë më, por për Shqipërinë dhe shqiptarët. Atëherë shqiptarët nuk do të kenë për t’u ushqyer jo vetëm për syfirin, por as për iftarin. Shkurt nga halli do të detyrohen të mbajnë Ramazan 12 muajt e vitit, pa mundur të sigurojnë ushqimin për asnjë prej vakteve të ngrënies. “Ezani” i Ramës dy herë në ditën e parë të agjerimit nuk do t’i ndihëmojë shqiptarët të ndjehen më mirë e më të lumtur.