Home KRYESORE Artan Hoxha konfirmon PD: Shqipëria e mbushur plot me kanabis “Made in...

Artan Hoxha konfirmon PD: Shqipëria e mbushur plot me kanabis “Made in Albania”

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një video, ku ai shfaqet mes parcelave me kanabis në zonën mes Gjirokastrës dhe Vlorës.

Hoxha nuk e tregon saktësisht vendin ku ndodhet, por shprehet se së shpejti do të publikojë një investigim më të plotë rreth trafikut të kanabisit dhe parcelave plot e përplot në jug të vendit.

Nga: ARTAN HOXHA*

Në zemër të xhunglës. Shikoni se ç’bëjnë “djemtë”.
Si i shfrytëzojnë me rendiment super të lartë tokat e lëna djerrë.
Pa subvencione.
Pa ndihmë nga askush.

Pa kredi të buta nga bankat që grumbullojnë valutën e sjellë prej shqiptarëve nga çdo cep i globit dhe e dërgojnë në Vienë. Bankierë të pangopur, hajdutë me kollare, shokë e miq të Fullanit.

Shikojeni si sillet valuta në vend, si rritet GDP-ja, si ulet inflacioni, si ulet papunësia, si rritet mirëqenia…

Kot merret Panariti me luleshtrydhen e Divjakës!!! S’ke ç’i bën.

Nuk ka treg, sado që të çirret me të drejtë Erjon Braçe.

Merru more me produktet made in Albania që kërkon tregu, madje tregu evropian jo tregu Lushnjes.
Çfarë tu shash, cilësinë?!
S’ka të dytë, aq sa e vendosim vet standartin e kualitetit në BE. Nikoqirllekun në shfrytëzimin e tokës dhe resurseve natyrore e klimaterike të vendit?!
Janë të papare, s’ka të dytë si ata!.

Shikojeni vet produktin!

A e dini që në rrethet më të varfra të vendit, ka disa muaj që nuk ankohet kush nga papunësia?!!! Ka rënë ndjeshëm kriminaliteti!!! Konsumi i brendshëm ka nisur të lulëzojë.

Pse?!!!
Çfarë ka ndodhur?!!!
Ta ketë bërë “konsensusi patriotik”?!!!!
Harrojeni!!!!

Shajini, sikterisini, mos u lini gjë pa thënë por na fund kafshojeni gjuhën dhe minimalisht u thoni një ” Faleminderit” (Me keqardhje të thellë por jam i detyruar ta them këtë).

Djemtë kanë hapur fronte pune pa fund, edhe pse janë vetëm sezonale.
Puuuuuunëëëëë për të tërëëëë.

Fitimi në tre muaj punë është sa të punosh një vit me rrogë shteti. Pa taksa. Pa detyrimin që duhet të jesh në ditë pushimi në ndonjë miting partie, apo të paguash 30 përqind të rrogës si haraç për shkuma-party të rinisë së partisë. Nuk ka nevojë të bëhesh militant partie apo të paguash ryshfet për tu futur në punë.

Thjesht, mjafton të jesh nevojtar për të çuar në darkë bukën e fëmijëve në shtëpi.

Të marrin e të çojnë me makinë. Ushqimi gjatë punës, falas. Në zona më të mira dhe me shërbim katering.

E kanë bërë Shqipërinë rurale, xhenet more xhenet. Atij Pashait të jugut vërtet mund t’ia kenë hequr spaletat, por i marrshin të keqen pashallëkut te tij, shiheni vet si lulëzon….

Doni të pushoni në Dhërmi, Jale, Santa Quaranta në Sarandë, apo Bora Bora të Ksamilit, në resortet luksoze të Zamirit, grekut, turkut, ishujve Karaibe apo në Dubai?!! Pushoni.

Beni qejf!
Relaksohuni!

Në shtator bëhuni gati për “sulmin patriotik”, pa qetësi e pa dashuri.

Kaq për sot…nga Xhungla dehëse made in Albania

P.S. Mos me pyesni për vendin ku jam, oferta është vetëm për turistët e huaj. Pamjet janë të freskta, të vetëm para pak ditësh, në një zonë që shtrihet mes dy qarqeve Vlorë e Gjirokastër.

Si çdo sezon kanabist, “Xhungel” nuk do tu zhgënjejë dhe këtë vit. Se shpejti, në NEWS 24, do të keni një investigim të detajuar nga “Thellësia e pashallëkut të Jugut”….

Dhe më pas, Xhungel starton sezonin e ri me një cikël emisionesh, një panoramë të plotë të fenomenit nga Jugu në Veri.

Një seri udhëtimesh aventurë, plot rreziqe dhe adrenalinë në parcelat e kultivuara nga narkotrafikantët, që ruhen me skuadra njerëzish të armatosur.

‪#‎qenteletelehinkarvaniteecperpara

Problemi qëndron jo se s’ka qen.. por ka vetëm nga ata që lehin, jo nga ata që nuhasin fortë…

Share: