Nga Dom. Gjergji Meta
Holokausti? Jo vetëm antisemit!
Dje Papa Françesku ishte në Auschwitz ku gjatë luftës së dytë botërore u shfarosën shumë njerëz, kryesisht hebrenj. Pa fjalime, pa zë, i ulur në një karrige të thjeshtë dhe me gjeste simbolike ai nderoi viktimat.
Ia vlen një reflektim. Nuk mund të anashkalojme faktin se aty, sikurse edhe në kampe të tjera, u shfarosën shumë njerëz si p.sh. romë, homoseskualë , dëshmitarë të jehovait, njerëz me aftësi të kufizuar, gazetarë e intelektualë kundërshtarë të regjimit, priftërinj e murgesha. Holokausti nuk ishte vetëm antisemit, por ishte antinjeri.
Prandaj duhet të kujtojmë, për të mos harruar …