Home KRYESORE KLSH, 6 mujori: Dëmi ekonomik në shtet 37 miliardë lekë. Rekord tatimet...

KLSH, 6 mujori: Dëmi ekonomik në shtet 37 miliardë lekë. Rekord tatimet me 1.2 mld lekë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka mbyllur raportin e auditimeve për periudhën janar-qershor, ku nga përpunimi i të dhënave është zbuluar në një dëm ekonomik në nivelin e 4 miliardë lekëve, kurse shkeljet e disiplinës financiare në masën 33.7 miliardë lekë.

Nga këto të fundit, 31.9 miliardë janë shkelje me efekt negativ tek performanca e instiucioneve në fushën e të ardhurave dhe 1.8 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve. Sipas të dhënave, këto shkelje i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në mars 2016. Por cilat janë fushat ku Kontolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dëmin ekonomik?

Në sektorin e tatimtaksave, dëmi i zbuluar është në masën 1.19 miliardë lekë;

Në sektorin e Doganave, 429 milionë lekë;

Në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, 66.5 milionë lekë;

Në fushën e Prokurimeve, 1.78 miliardë lekë;

Në fushën e shitjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, 158 milionë lekë;

Në fushën e shpenzimeve operative, 245 milionë lekë;

Në fushën e urbanistikës 52 mijë lekë;

Në zërin “të tjera”, 260 milionë lekë.

Gjatë kësaj periudhe, si rezultat i shkeljeve dhe abuzimeve të konstatuara nga ana e KLSH-së janë bërë 23 kallëzime penale, për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë në administratë. /ScanTv/

PS, ky do mbetet nje raport si gjithe parardhesit! askush nuk mban pergjegjesi!

Share: