Home KRYESORE Largimi i Mitat Tolas nga Policia Rrugore vendimi i duhur!

Largimi i Mitat Tolas nga Policia Rrugore vendimi i duhur!

Nga Gerti Shella

Mithat Tola mund te kete ngjallur sentimente dhe ngasherima sot, edhe mos kolegesh te respektuar. Edhe une vete mendoj se ai ka qene njeri civil dhe i edukuar…Por, ne rrafshin profesional, me duhet ta them se, ai do te kujtohet si ideatori dhe implementuesi i teorise famekeqe “gjithe fajin e kane shoferet”.

Situata e drejtuesve te mjeteve u perkeqsua ndjeshem pas ndryshimeve qe ai propozoi ne kodin rrugor. Nen drejtimin e tij, demi qe iu shkaktua drejtuesve te automjeteve dhe familjave shqiptare ne teresi kapi shifra astronomike prej qinda milionesh, si asnjehere me pare.

Me qindra shofere humben lejen e drejtimit dhe rrjedhimisht punen dhe parate per femijet e tyre, per kapriciot legjislative te shkruara nga Tola. Ai vrau perfundimisht besimin qe drejtuesit e mjeteve duhet te kene tek Policia rrugore, e cila sot perceptohet gjeresish si nje gjobevenese e paprincipte.

Sot, me largimin e tij, rrugoret kane mundesine e arte per tu kthyer ne rrugen e duhur, larg modelit te deshtuar TOLA .. thenia tij” me mire te dhembe xhepi se sa jeta” u provua katerciperisht nje fiasko, pasi me qindra shqiptare humben jeten rrugeve, edhe si pasoje e paaftesise se tij per te kuptuar drejt problemin e qarkullimit rrugor ne shqiperi…

Share: