Home KRYESORE Myslimani me dy gra/Dëshmia e gruas: Tjetrën e donte më shumë!

Myslimani me dy gra/Dëshmia e gruas: Tjetrën e donte më shumë!

“Nuk mund të qëndroja më gjatë në Dragu. Prej 15 vitesh, ai flinte herë me mua e herë me gruan tjetër”. Kështu ka thënë në polici 36­vjeçarja,

Rudina Basha, arrestuar se qëlloi 6 herë me thikë burrin, ndërkohë që ai ishte në gjumë.

Ajo tregon jetën e vështirë që bënte, deri sa vendosi të ndahej e të ikte nga fshati ku ai jetonte edhe me gruan tjetër, me të cilën kishte dy fëmijë.

“Besniku ma nxiu jetën. Donte më shumë gruan e parë dhe fëmijët që kishte me atë. Fshati ziente nga kjo që ndodhte me ne gratë e tij. Para dy muajsh vendosa të largohem nga shtëpia e burrit të ligjshëm. Vuanim për gjithçka. Mbi të gjitha më dhimbseshin gjashtë fëmijët. Bisedova me të afërm të mi dhe mora një shtëpi me qira në Qytet të Ri. Thashë se shpëtova nga Besniku”, është shprehur në Polici 36­vjeçarja.

Sipas saj, konflikti që shkaktoi plagosjen e 45­ vjeçarit ka ardhur për shkak të një debati të fortë mes çiftit Basha natën e 27 korrikut.

“I kërkova Besnikut të paguante të paktën qiranë e shtëpisë, pasi e kisha të pamundur ta përballoja me të ardhurat që siguroja. Bëmë shumë debat dhe ai nuk pranoi të më ndihmonte, madje më kërkonte të kthehesha në fshat. Unë nuk pranova. Pas mesnate vendosa ta godas me thikën e bukës.

E humba fare, nuk arrij të kuptoj se si ndodhi”, është shprehur më tej Rudina Basha në Polici. Mësohet se Besnik Basha ishte një predikues i rregullt i xhamisë. /Panorama

Share: