Home KRYESORE Nikollaq Neranxi replikon me Erion Bracen

Nikollaq Neranxi replikon me Erion Bracen

Dënimi me disa muaj burg i futbollistit të famshëm Lionel Mesi së bashku me babain e tij për fshehje të ardhurash, dënim i cili do të konvertohet në pagimin e një shume të madhe lekësh, është marrë si një shembull i mirë nga deputeti Erjon Braçe, për vende ku ndëshkueshmëria siaps tij funksionin. Por Braçe, e ka aktualizuar duke iu thyer zbatueshmërisë së ligjeve në vend, kujton se ka qenë ndër propozuesit për një model të tillë spanjoll për ata që kanë fshehur të ardhurat apo kanë mashtruar dhe nuk kanë paguar taksat.

“Po këtu? Këtu presidenti, qeveria dhe cdo institucion, gjykata kushtetuese gjithashtu, sugjestionohen nga Llaqi! Sikur Llaqi te ishte spanjoll, tani nuk do protestonte lart e poshte si martir, por do ishte ne burg!! Kupton o Llaqi? Ne Spanje nuk mbrohet kush si “investitor i huaj” kur fsheh te ardhurat, mashtron dhe nuk paguan taksat. Dhe me lejoni tu them se; Spanja i ka tatimet me te larta se ne! – shkruan Brace me zhargon popullor duke permendur nje biznesmen me emrin “Llaqi”. Duket se deputeti Brace ka aluduar per biznesmenin Nikollaq Neranxi i cili nuk mungoi ti pergjigjet deputetit po ne rrjetin social.

Ja reagimi i plote i biznesmenit:

“Sapo lexova statusin tend Z. Brace! Komplimente per zhargonin, e denje per nje deputet! Me beri pershtypje sepse s’te kisha lexuar me pare… Ti merr si shembull rastin e nje futbollisti spanjoll i cili eshte zbuluar se i eshte shmangur taksave te shtetit me rreth 2 milion euro, sepse i jati ia kishte cuar parate ne parajsa fiskale. Kurse Llaqi, ka cuar ne Gjykate Kushtetuese nje ligj per te cilin edhe ti ke faj, pasi denoheshin me gjoba 100 milion leke tregtaret, edhe per nje gabim elementar. Gjykata nuk u sugjestionua nga Llaqi, po ngeli pa mend nga njerezit qe qeveria juaj kishte derguar per te mbrojtur ligjin absurd, i pabazuar ne ndonje studim apo model te nje vendi te huaj. Injorante te fushes qe mund ti fusje ne rekorde guinnes, ndersa hartuesit e ligjit do ishte mire te shkonin ne burg sepse kane falimentuar shume biznese me nje ligj antikushtetues. Tani degjoj ministrin Ahmetaj i cili ne paketen fiskale te vitit 2017, do i uli gjobat me shume se sa Kushtetuesja. Tamam si ne Spanje apo jo? Ben nje ligj, e rrezon Kushtetuesja dhe me pas e rrafshon fare po ti qe e bere!

Persa i perket paketes vendore te taksave te vitit 2016 te bashkise Tirane, shoqata e tregtareve, e ka cuar ne Gjyq. E di pse? Jo sepse ne nuk duam te paguajme taksa, kemi 25 vite qe e bejme, prandaj ti vazhdon dhe e merr rrogen, por sepse nuk jemi dakord qe asnje pushtet te vulose me ligje dhe vendime, falimentimin tone. Perdite po falimentojne biznese Erjon, tamam si ne Spanje apo jo? Por ti qepenat e mbyllur i numeron vetem kur je ne opozite, ndersa une do vazhdoj ti numeroj edhe kur ti te ikesh nga pushteti. Dhe keta tregtare te falimentuar, nuk jane njerez qe kane cuar para ne parajsa fiskale qe sipas teje u dashkan te shkojne ne burg, por jane njerez qe nuk po i le ti dhe koleget e tu te jetojne, ia keni bere jeten sketerre duke i ngarkuar me taksa qe nuk i paguajne dot. Prandaj shqiptaret emigrojne me shume se Sirianet. Sepse Shqiperia e Erionit, nuk eshte si Spanja e Messit. Me pak fjale, nga deshira per te bere propagande boshe, por edhe per te me kercenuar mua dhe sipermarres te tjere (sepse na permende burgun), more nje rast qe nuk ka lidhje fare me ne qe po ju cojme ne gjyqe. Por nuk e perjashtoj mundesine qe rasti i Messit qe fshehu te ardhurat, te jete deri diku i ngjashem me shume sipermarres te cilet jane kliente te pushtetit tuaj si dhe jane kthyer ne lavatrice te parave te pista te shume politikaneve, pasi ata nuk kane se si ti justifikojne duke punuar gjithe jeten ne pune shteti. Kurse Messi te pakten i kishte te vetat, nuk i kishte vjedhur duke patur funksione shteterore!

Nikollaq Neranxi, “biznesmen i suksesshem te cilit Berisha pa te drejte i beri dosjen per ta cuar ne burg” (Fraze kjo e thene pak jave me pare ne Parlament nga Erjon Brace)”

statusi i braces per lionel messinreagimi neranxi per bracen

Share: