Home KRYESORE S’ka reformë, pa amnisiti të politikanëve hajdutë

S’ka reformë, pa amnisiti të politikanëve hajdutë

AK TAKIM ME QARKUN E TIRANES - Kreshnik Spahiu, duke folur gjate takimit te pare te Aleances Kuq e Zi per qarkun e Tiranes, ne Teatrin e Operas dhe Baletit TKOB.

Nga Kreshnik Spahiu

Dhjetra deputetë dhe ministra hajdutë po debatojnë me njëri-tjetrin për të reformuar drejtësinë. Dhjetra diplomatë negociojnë çdo ditë më këta hajdutë që të votojnë reformën në drejtësi. Dhjetra projekte të ndryshme reforme propozohen nga vetë hajdutët e politikës për reformën në drejtësi.

Miliona shqiptarë naivë presin që këta hajdutë të politikës të reformojnë drejtësinë dhe ti thonë burgut hapu.

A mundet Edi Rama të jetë edhe kryeministër edhe kryeprokuror?

Shqipëria drejtohet nga të njëjtat fytyra që i kemi prej një çerek shekulli dhe reforma kërkohet që ata të përgjigjen përpara drejtësisë. Pra ata që duhet të penalizohen u dashka të votojnë edhe rithemelimin e gjykatave dhe prokurorive?

Nga kjo reformë miliona njerëz nuk shpresojnë as të rriten pagat, as të ulen taksat, as të ulen çmimet, as të rriten pensionet, as të ulet papunësia por thjesht dhe vetëm 30 apo 40 politikanë të hynë në burg dhe të kënaqen duke i parë pas hekurave. Nga ana tjetër këta 30 apo 40 persona mbajnë peng sistemin politik dhe gjithë Shqipërinë sepse ata rrezikojnë që nëse dalin nga politika të futen në burg.

Shqipëria mes tre alternativave:

1) Të mbahet peng në qeverisje dhe establishmet të hajdutëve të politikës edhe për 25 vite të tjera?

2) Të arrestohen këta 30-40 politikanë hajdutë gjë e cila s’ka asnjë shanc të ndodh?

3) Amnisti penale për të gjithë politikanët hajdutë me tre kushte:

– Falje për veprat penale që kanë kryer
– Amnisti për paratë e pista që kanë vjedhur
– Të largohen nga politika për gjithmonë

Nga të treja alternativat politiko-juridike në interesin e publikut do të ishte zgjidhja e tretë sepse:

1) Largon nga skena politikanët e të gjitha ngjyrave që pengojnë zhvillimin e Shqipërisë dhe rinovimin e politikës. Largimi i tyre dhe ndërtimi i një elite të re politike mund të bëjë të mundur ndërtimin e një Shqipërie të re.

2) Miliarda para të vjedhura të shqiptarëve nga qeveritarët dhe të groposura apo depozituara jashtë, të rikthehen dhe futen në qarkullim në Shqipëri.

Në këto kushte interesi kombëtar dhe prosporiteti i Shqipërisë do përshpejtohej duke amnistuar dhjetra politikanë hajdutë të cilët vetëm një pakt i tilllë do ti largonte nga skakiera politike dhe kjo do të garantonte: “Hapjen e krahut” për një Shqipëri tjetër dhe rikthimin i parasë në atdhe.

Në të kundërt ëndrra për të kalbur në burg disa fytyra të politikës përpos urrejtjes dhe destabilizimit do mbetet një iluzion i gjatë edhe për 25 vite të tjera sepse ata kanë në dorë edhe “ligjin edhe Maliqin” ose thënë ndryshe edhe “gurin edhe arrën”.

Shqiptarëve duhet tu interesojë çlirimi i Shqipërisë nga peng-marrja dhe të mos shohin ëndrra me sy hapur për burgimin e qeveritarëve. Marrja peng e Shqipësë është me rrezikshmëri të lartë prandaj më mirë tu garantojmë lirinë dhe bizneset e pista në këmbim që ata të na dorëzojnë Shqipërinë që e kanë burgosur në portofolin e tyre!

Mos shpresoni ore shqiptar qyqarë, se nuk do ketë kurrë reformë nëse nuS’ka reformë, pa amnisiti të politikanëve hajdutë

Mos shpresoni ore shqiptar qyqarë, se nuk do ketë kurrë reformë nëse nuk i amnistojmë hajdutët e politikës!k i amnistojmë hajdutët e politikës!

Share: