Një Tregim nga Ali Asllani
Në kontekstin e zhvillimeve të kohëve të sotme në planetën tonë të dashur dhe te bukur, më duhët tua tregojë një tregimi nga librat e vjetër.
Kur ZOTI i MADHËRUESHËM kishte dashur ta zhdukte të LIGËN dhe DJALLIN bashk me te, djalli iu kishte drejtuar të Madhërueshmit me këto fjalë:
“O Zot i MADHËRUESHËM, O i GJITHËFUQISHËM. Ti je i GJITHËFUQISHËM, dhe mbase kur të duash ti mund të më zhdukësh nga kjo planet. Përse nuk po më lejon mua të veprojë. Unë askend nga ata që duan të më bashkohen dhe të më përkrahin, nuk i gënjejë. Të gjithëve ua them të vërtetën se për të qenë antarë në partinë time, duhët të jeshë:
– I LIGË,
– I POSHTËR,
– HAJNË,
– KRIMINEL,
– MASHTRUES,
– DHUNUES
– TI BËSH TË GJITHA TË LIIGAT DHE TË KËQIAT E KËSAJ BOTE.
Prandaj, ti o i MADHËRUAR dhe i GJITHËFUQISHËM. Ata që duan të jenë pjesë e imja dhe antarë në levizjen time për të keqen e kësaj bote, me vetëdije të plotë futen në kët lëvizje, e cila ka për qëllim ta shkatrrojë çdo gjë të mirë, të shëndoshë, dhe të bukur në kët botë.
Ndërkaq, Ti je i MADHËRUARI jonë, i GJITHËFUQISHMI jonë, dhe kur nuk e ke vonë të na ndalosh dhe të na zhdukësh nga kjo siperfaqe e tokës”.
I MADHËRUARI, në vazhdim e kishte lejuar të veprojë, por një gjë ia kishte premtuar duke i thënë, “Dakort, ti vepro me keto rregulla tuat, ndërkaq unë do ta shkatetrojë këte planetë, kur në te “NJË-DHE-VETËM-NJË”, do të keshë ti më shume në këte partinë tënde, se sa ata që janë nga ana e të Mirëve dhe MIRËSISË së kësaj Bote”.
Në vazhdim DJALLI i thotë, “Vullneti yt përherë u bëftë o i MADHËRUAR dhe i GJITHËFUQISHËM”