Home KRYESORE Qeveria jep me koncesion “Gjirin e Lalezit”

Qeveria jep me koncesion “Gjirin e Lalezit”

Qeveria ne mbledhjen e  sotme ka marre nje ser e vendimesh. njeri prej tyre dhe ndoshta me i spikaturi jep me koncesion Gjirin e Lalzit per nje investim strategjik “New Born”

Vendimi qeverise: 

V E N D I M PËR LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NEW BORN”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “New Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.

2. Afati për përdorimin e brigjeve, sipas këtij vendimi, të jetë 20 (njëzet) vite duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Përdorimi i brigjeve do të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror 15 maj – 30 shtator të çdo viti, përkundrejt pagesës së tarifës 100 lekë/m2 në muaj nga ana e investitorit strategjik, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.

4. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Durrës.

5. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Mane TCI”, me NIPT/NUIS K22203004A, koordinatat, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në përcaktimet e bëra në vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përcaktimet e kontratës përkatëse që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Durrës.

6. Ngarkohet Bashkia Durrës për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik në zbatim të këtij vendimi. Në këtë kontratë parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik.

7. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Share: