Home KRYESORE Si u pergatit privatizimi i bregdetit? Letrat u bene me firmen e...

Si u pergatit privatizimi i bregdetit? Letrat u bene me firmen e Rames brenda javes!

Në datën 17 korrik, Komiteti i Vendimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama,  vendosi t’u japë statusin e investitorit strategjik dy projekteve ekzistuese, një kompleksi vilash të ndërtuara në Hamallaj dhe një tjetri në Palasë.  Të dy projektet zotërohen nga e njëjta kompani, grupi Balfin, në pronësi të biznesmenit të njohur Samir Mane.

Sipas ligjit për investimet strategjike, dhënia e statusit të investitorit strategjik nënkupton se investitori mund të marrë favore nga shteti. Dhe këto favore nuk kanë vonuar. Vetëm një javë pasi i shpalli investime strategjike, qeveria miratoi dy vendime, të cilat e kalojnë bregdetin e zonave respektive ku janë vendosur komplekset rezidenciale për  20 vjet në tek investitori privat.

Në vendimin e parë këshilli i ministrave vendos: “Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “New Born”, Hamallaj, gjiri i Lalëzit, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e asistuar, me vendimin nr.1/15, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.”

Ndërsa në vendimin e dytë e njëta procedurë përsëritet për zonën e Himarës. Edhe këtë rast, Këshilli i Ministrave vendos “lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Green Coast”, Palasë, Himarë, zona kadastrale 1481-1739, i cili ka përfituar statusin e investimit strategjik, procedurë e veçantë, me vendimin nr.2/13, datë 14.7.2016, të Komitetit të Investimeve Strategjike.”

gjiri i lalzit - rama (1)Vendim i dyshimtë

Vendimi ngre pikëpyetje të shumta. Vetë proccedurat emergjente të ndjekur ngrenë dyshime të forta, pasi fillimisht të dy projekteve u jepet statusi strategjik dhe vetëm një javë më vonë qeveria merr vendim për t’i kaluar bregdetin me qera për 20 vjet

Nga ana tjetër, dyshime të forta ka edhe për elementin strategjik. Sipas ligjit për investimet strategjike, statusi i investimit strategjik në sektorin e turizmit i jepet projekteve që kanë  një investim minimalisht 5 milionë euro dhe që në të njëtën kohë krijojnë të paktën 80 vende pune. Të dy investimet janë rezidenca banimi dhe jo veprimtari biznesi, duke hedhur dyshime nëse e plotësojnë kushtin ligjor.

Përgatitet privatizimi i bregdetit

Tre muaj më parë qeveria ka miratuar një vendim, përmes të cilit i jep vetes të drejtën të privatizojë tokat në bregdet dhe zona të tjera turistike të vendit. I justifikuar si një masë për të nxitur investimet në turizëm, vendimi përcakton procedurat se si pronat shtetërore në zonat turistike do vihen në dispozicion privatëve.

“Në rastin e investitorëve strategjik, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, rast pas rasti, dhe nëse kjo kërkohet nga investitori, transferimin e të drejtës së pronësisë së pasurive të paluajtshme shtetërore te investitori privat,” thuhet në VKM.

Kjo hapësirë ligjore ka rritur dyshimet tek ekspertë se mund të përdoret si instrument për shitjen e tokave në bregdet./Syri.net

Share: