Nga Fadil Maloku
1. Tryeza e aranzhuat nga qeveria, në fakt, është një lloj satisfaksioni i mediatizuar qëllmshëm (!) dhe improvizimi politik, e njëkohësisht, edhe një mënyrë (kot së koti!) jo adekuate e arsyetimit social, për vendimarrjet dhe firmosjet e problemit të demarkacionit dhe asociacionit.
2. Ngase, edhe PDK-ja, e edhe LDK-ja ishin pjesë të detyrueshme (të mëhershme) të obligimeve (lexo;”lojrave djallëzore”) të kushtëzuara dhe të shantazhuara nga shumë afera korruptive dhe nga lakmia e tepruar për pushtet, që i dinte si Brukseli ashtu edhe Washingtoni!
3. Tani, kjo Tryezë e identifikuar tashmë si satisfaksion, por, edhe si ekskluzivitet mediatik “duhet” të krijoj përshtypje (formale) për gjoja një angazhim substancial dhe një “testim”, të tipit të “gatishmërisë” për të gjetur ndonjë zgjidhje kompromisi, në mënyrë që të përmbyllet ngërqi …me pasoja evidente. Gjë që është e nënkuptueshme dhe tejet “normale”, kur dihet botërisht që vendimet me interes nacional, si janë; demarkacioni dhe asociacioni, s’mund të përmbyllen pa pjesëmarrjen e opozitës, shoqërisë civile, etj.
4. Pra, meqë, asnjë qeveri e deritanishme e pasluftës, s’arriti të krijoj institucione inkluzive kompetente politike, por, mbetën gjithënjë nën ndikimin e “tutorëve dhe suflerëve” të jashtëm, atëherë, temat e interesit nacional disi…u përpoqën të kontrabandohën përmes indeferencës publike (këtu mediet private kanë rënë në provim se nuk alarmuan publikun me kohë, por, u “blenë” nga pushteti!) duke mos u dhënë fare rëndësi dhe peshë të duhur. Pra, duke i trajtuar si demarkacionin ashtu edhe asociacionin, si procese të rëndomëta dhe të parëndësishme….!
5. Në fakt, unë këtu s’shohë ndonjë “(pa)fajësi” në raportin qeveri-opozitë, por, shohë pasojat e mungesës së një kornize bazë tek i gjithë procesit të shtendërtimit (improvizues), sovranitetit (të munguar) dhe demokracisë së cunguar…Duke qenë kështu,
Tryeza e pasnesërme… do evidentohet si një lloj farse e re e radhës dhe pak ka gjasa për ndonjë kompromis të mundshëm, në ndërkohë!