Serbia do t’i vazhdojë politikat e saj në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, dhe do të vazhdojë të ndërtojë lidhje shtetërore, në veçanti me Shqipërinë dhe me Bosnje Hercegovinën, ka thënë Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Qeveria e Serbisë, do të vazhdojë të ndërtojë stabilitet rajonal me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe Bosnje Hercegovinës, pavarësisht numrit të madh të problemeve të akumuluara”, ka thënë Vuçiç në një konferencë shtypi, sic raporton Tanjug.
“Politika e paqes është tipar dallues i qeverisë së Serbisë, përderisa është në mbrojtje të sovranitetit dhe lirisë”, ka thënë ai.