Nga Artur Nura
Më 30 gusht, parlamenti pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme për të miratuar ligjin e Vettingut. Drafti i shumë debatuar kaloi javën e shkuar vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita nuk pranoi ta votojë atë nën për nen.
Gjatë mbledhjes së fundit të Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, opozita kishte përgatitur një draft me rreth 40 amendamente për projektligjin e vetingut, por ato nuk u pranuan nga anëtarët e maxhorancës dhe i rrëzuan një nga një.
Ky fakt bëri që opozita të mos votojë projektligjin në tërësi, duke deklaruar se në nenet e tij shkelet Kushtetuta e vendit. Partia Demokratike ka përgatitur një draft të ri me amendamente ligjore për projektligjin e vetingut, kete rradhe sipas Mediave jane 17 amendamente.
Por, beteja per Reformen ne Drejtesi duam apo nuk duam ne, duan apo nuk duan nderkombetaret eshte nje mekanizem qe do te konvertohet ne vote elektorale dhe rendesi qeverisese edhe ne betejen me te rendesishme te politikes, Zgjedhjet e ardheshme.
Lulzim Basha ka qartesuar publikisht se nuk shkon ne zgjedhje me qeveri “Rama” dhe po punon ne menyre konstante hde ne menyre te kalkuluar per kete projekt te tij politik. Rama eshte i vendosur te ece perpara duke e drejtuar ai qeverine dhe askush tjeter dhe, kete duket se e deshiron ta realizoje me cdo kusht. Rama kete projekt do qe ta beje realitet, me ose pa Ilir Meten, ndaj te cilit thashemet mediatike thone qe punon qe ti beje “gropen”…
Nderkohe Ilir Meta, politikan qe ka ditur deri tani te mbijetoje mjaftushmerisht i fituar ne betejat me te cilat eshte perballur, duhet ti beje llogarite shume mire si me nderkombetaret qe duan me cdo kusht votimin e Vettingut, Edi Ramen qe do ta perdore Vettingun ne funksion te pushtetit te tij personal dhe, Lulzim Bashen i cili do qeveri teknike me cdo kusht, para ose pas votimit te Vettingut.
Basha jo rastesisht dergon amendamente ne vanzhdimesi ne zyrat parlamentare te Ilir Metes. Kjo do ishte per te nje fitore e tij direkt kunder Edi Rames i cili pas votimit te Vettingut qe kerkon 84 vota ne parlament, po pergatit nje skeme qeverisje te mundeshme edhe pa LSI.
Sipas mediave dhe thashethemeve edhe pse me kosto te larte Rama mund te beje 74 vota per te qeverisur deri ne fund te ketij mandati dhe ta perdore pastaj kete fitore personale si kale beteje elektorale.
Rama tashme po koordinohet mire me PDIU e Shpetim Idrizit te cilin deshiron ta kete elektoralisht me te forte qe te marre vota nga elektorati pa ideologji i LSI. Duke i ofruar pushtet kesaj partie dhe Idrizit, ai e di qe ky i fundit nuk mund te jete kurre si Ilir Meta qe e ka lene pa gjume shume net…
Nga ana tjeter edhe Ilir Meta kish menduar qe Idrizin dhe partine e tij e kishte nen kontroll, por me sa duket ka gabuar dhe tani i duhet te vendose si do te veproje. Ai ka premtuar se Reformen do ta kaloje me cdo kusht me konsensus politik. Basha per kete e ka falenderuar publikisht dhe sigurisht do i kete cuar fjale edhe privatisht.
Sot eshte dita qe do ta mesojme cfare do te vendose dhe si do veproje Ilir Meta me votat e deputeteve te tij… Kemi dy variante për Vettingun seppse PD shkon në parlament me draftin e saj…