Home KRYESORE Aktori i Portokalli-së ministrit Beqaj: Kështu ta ktheftë Zoti!

Aktori i Portokalli-së ministrit Beqaj: Kështu ta ktheftë Zoti!

Ankesat për shëndetësinë dhe për doktorët tashmë nuk vijnë vetëm nga njerëzit e thjeshtë.

Aktori i Portokallisë, Rezart Veleshnja, ka zgjedhur Facebook-un për të bërë një ankesë kundrejt ministrit të shëndëtësisë Ilir Beqaj. Atij i është dashur të presë me orë të tëra doktorin, i cili ishte në kafe dhe nuk denjonte t’u shërbente pacientëve që po prisnin në rradhë.

“O beqiro po mir falas nuk e ke po nuk jane as ne sherbim o shok”, shkruan aktori, duke dënuar faktin që pacientët në nevojë duhet të presin mjekët sa të mbarojnë “qejfet” e tyre në orarin e punës.

Aktori e mbyll statusin me një mallkim për ministrin: “Rrofsh Beqiro, kshu ta kthefte Zoti dhe ty!”

Share: