Policia e Tiranës ka shpërndarë këtë mbrëmje (jo pa krenari) se kishte arrestuar Saimir Tahirin.
Akuza: drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe nuk pranoi të kryente testin e alkoolit.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për ministrin e Brendshëm, por për një 38-vjeçar nga Tirana.
Tahiri nuk ka pranuar të kryejë testimin madje u ka thënë efektivëve të policisë se “ishte ministër i Brendshëm”.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Elbasanit” kur drejtuesi i automjetit tip “Citroen” ka qenë i dehur dhe në momentin e ndalimit./Lapsi.al